Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë

Në rolin e drejtueses së Aleancës Kombëtare Shqiptare, historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar në “FrontLine” me Marsela Karapançon në Report Tv, për të folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe strategjinë që po ndjek grupimi i saj politik gjatë fushatës. 

Fillimisht, Kocaqi foli për projektin e krijimit të një shteti bektashi, të cilën kryeministri Edi Rama e ka krahasuar me Vatikanin në Itali. Historiania tha se kjo ide është e pazbatueshem në realiet pasi Kushtetuta e ndalon qartësisht, ndërsa për më tepër e quajti një marrëzi dhe lëvizje të gabuar politike të Ramës në prag zgjedhjesh. 

“Ai është tërhequr nga deklarata e parë që bëri në OKB kërkon ta moderojë. Kur flasim për Vatikan flasim për shtete, shtet brenda shtetit, që në një vend si Shqipëria nuk lejohet, aq më pak fetar. Në vend që të kërkojmë bashkim si me Kosovën, duhet të coptojmë tokë akoma? Shanset janë zero dhe nuk e lejon Kushtetuta: rendi demokratik dhe kufinjtë nuk mund të ndryshohen. Kjo është një lajthitje jurdike politike që nuk i bën mirë kryeministrit sidomos tani para zgjedhjeve. Nuk duhet ta përmendi më një marrëzi të tillë. Nuk I sjell vota sepse komuniteti e di shumë që nuk bëhet për komunitetin, bëhet për t’i  dhënë disa privilegje të shkëputura nga komuniteti një elite. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, në monnetin që kemi luftuar të gjithë bashkë për Shqipërinë nuk ka nevojë për ndarje të tilla”,-tha Kocaqi. 

Ajo shtoi se statusi i pritshëm i  Shtetit Bektashi, pranon që drejtuesi i saj të jetë edhe një i huaj, ndryshe nga statutet e feve të tjera në vendin tonë, sipas saj. 

“Ortodoksëtmyslimanët dhe katolikët e kanë status kombëtar, ky e ka ndërkombëtar. Do të thotë që drejtuesi i katolikëve, myslimavë, ortodoksëve duhet të jetë shqiptar (në Shqipëri) ndërsa me këtë e bën që drejtuesi të jetë dhe i huaj (në Shtetin Bektashi”,- shtoi ajo.  

Drejtuesja e Aleancës Kombëtare Shqiptare e cilësoi paturpësi, vrullin e partive të mëdha politike në vendin tonë për të marrë votën e diasporës, pasi sipas saj, ata ishin arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit. 

“Mua më duket tepër e neveritshme që aktualisht për të kërkuar votën e diasporës janë çuar të gjithë politkanët, duke qenë se janë këta që i kanë dëbuar me politikat e tyre. Pa pikën e turpit u thoinë na jëpni votën ne që të,mbretërojmë këtu dhe ju të rrini atje”,- theksoi ajo.

E pyetur nëse Aleanca Kombëtare Shqiptare po punon për të fituar votën e diasporës, Kocaqi theksoi se për momentin, i gjithë fokusi i grupimit të saj politik është ndërtimi sa më i mirë i listave për deputetë, me figura të lakmueshme. 

“Ne po merremi me listat sepse për ne është e rëndësishme të vendosim njerëz të pastër, patriotë, që e duan Shqipërinë, të jenë nga familje me tradita të mira dhe një CV të pastër.”

“Ne do të jemi e vetmja  forcë që do të sjellim një numër të madh të emigrantëve në listat tona. Te listat tona nuk do të ketë kriteret që janë të listat e partive të mëdha siç janë: të jetë i lidhur me këtë bandë apo të ketë biznese.”

“Rrethin do ta mbajmë më njerëzit e ndershëm, të punës, larg bandave, larg krimit. Nëse populli shqiptar e mendon se e meritojmë të na vlerësojmë, ne do të japim një ofertë politike të pastër.”

Kocaqi tha se ende nuk është bërë ndonjë hap domethënës nga Aleanca Kombëtare Shqiptare, për një koalicion opozitar me partitë e vogla, por jo vetëm. 

“Nuk kemi asnjë marrëveshje ende me asnjë sepse janë vendime që merren nga strukturat. Kur bën marrëvesheje duhet të jetë edhe programore, do dalësh me një listë, këtu lindin debatet, nuk është aq e thjesht.”

“Edhe koalicioni është i vështirë kur asnjë parti nuk ka provuar veten, nuk e di sa votë ka.”

“Nëse opozita nuk do ishte marrë me Berishën, të kishte nxjerrë një figurë tjetër, do ta kishte shumë të lehtë bashkimin në një koalicon opozitar. Duhet t’u japim opsionin të rinjve.”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë