Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama i bën me dije edhe një herë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, se afati i fundit për tu regjistruar si votues për zgjedhjet e 11 majit, është data 4 mars.

‘U bëra 30 vjet në tokë të huaj me familjen. Sa herë mbyll sytë, shoh shtëpinë time ku u rrita, dëgjoj zërat e atë afërmve që tashmë janë larg. Me mijëra letra kam shpërndarë derë më derë, por pak letra mor nga Shqipëria mora deri më sot. Sot Shqipëria vendosi që zëri im të dëgjohet. Vota imë është më shumë se një detyrë. Është zëri im për tokën që dua. Është mënyra ime për të thënë ‘Unë kujdesem për ty Shqipëri derisa të kem frymën e fundit’, thuhet në spotin e Partisë Socialiste për shqiptarët në Greqi të postuar nga Rama.

KQZ ka lançuar platformën ‘PER’ për votën e emigrantëve, ku mund të regjistrohen shqiptarët që jetojnë jashtë të cilët duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Janar, 11:12

    Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?