Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama 90 min mbledhje me drejtuesit e qarqeve në seli, kërkon 75 mandate! Balla: Kemi pothuajse gati listën e kandidatëve (VIDEO)

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se 90 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje drejtuesit politik të qarqeve. Mbledhja, e zhvilluar në ambientet e selisë së PS-së,  nisi në orën 08:30 dhe përfundoi në orën 10:00. 

Partia Socialiste ka pothuajse gati listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, tha sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes. Në këtë listë numri 2 i PS-së, deklaroi se janë mësues, fermerë, sipërmarrës shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të cilët kanë ardhur si rezultat i platformës së “deputetit që duam”. Balla u shpreh i bindur se lista e kandidatëve për deputet në disa qarqe të vendit do të rimodelohet sipas votës së qytetarëve, mundësi e dhënë kjo pas ndryshimene në Kodin Zgjedhor.

Në fokus të saj, ka qenë pa dyshim edhe fushata elektorale dhe detyrat për secilin drejtues qarku në arritjen e objektivit final që PS ka në këto zgjedhjes, sigurimi i një mandati të tretë qeveritar.  Duket se pritshmëritë e kryeministrit Edi Rama për të fituar një mandate të tretë qeverisjeje janë rritur, pasi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ka kërkuar jo vetëm 74 mandate, por të arrihet numri 75.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Kemi pothuajse gati listën përfundimtarëve të kandidatëve për deputetët (VIDEO)

Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se socialistët kanë pothuajse gati listën e kandidatëve që do i prezantohen elektoratit.

“Ecuria e përgatitjes së fushatës dhe të strukturave të PS, përgatitjet e domosdoshme në fushatë. Raportim i 12 drejtuesve të qarqeve, kemi hyrë në procesin ku të gjithë jemi të detyruar të respektojmë KQZ që buron nga kodi zgjedhor në respekt të standarteve të 25 prillit, do të mirëpresim sot delegacionin e  ODIHR në funksion të zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe shpresojmë të mirë pranuara.

PS ka zhvilluar një proces shumë planësh për vlerësimin e kandidaturave, kemi përmbyllur fushatën e deputetit që duam ku i kemi dhënë mundësinë profesionistëve, të rinj për nga energjitë që të konkurrojnë në kuadër të një platforme, kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë, dhe dua t’ju them që kjo çështje ka qenë një prej diskutimeve të sotme dhe jam i sigurt që në gjitha qarqet do kemi burra e gra, djem e vajza që ka ardhur nëpërmjet këtij procesi. Kemi marrë një feedbak pozitiv nga vlerësimi i deputetëve aktual, mbi të cilën PS do të diskutojë edhe listën përfundimtare. Lista do jetë uniformë nga kreu i listës deri te i fundit, do të jenë qytetarët ato që do të bëjnë renditjes dhe jam i sigurt që lista do të përcaktohet në disa qarqe nga vetë

Ne i kemi pothuajse gati, vazhdojmë të bëjmë konsultime për të pasur një listë sa më përfaqësuese. Është një proces që po ecën shumë mirë”, tha Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 26/01/2021 01:51

    Do maresh 75!rrrrrrr Me ate drejtues qe ke ne vlore qe do 5 mije € per vend pune dhe shume te tjer qe ke ven ne vlor si puna e tij si zare dhe ripqirat e doganes por k keni per te mar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027