6 marsi, Korreshi për ‘Report Tv’: Nëse Basha dhe Berisha do kenë kandidatë të përbashkët, fitojmë 6 bashkitë! Me 2, e vështirë por jo e pamundur! Ja çfarë kërkon baza

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu në ‘Report Tv’, se ende nuk ka një vendim nëse Basha dhe Berisha do të kenë një kandidat të përbashkët për të garuar në bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Deputeti Korreshi theksoi se nëse Basha dhe Berisha do kenë një kandidat të përbashkët, i fitojnë 6 bashkitë të cilat janë pa kryetar.

"Dëshira e demokratëve të Lushnjës është që të fitohet bashkia. Kam hedhur disa propozime, që kandidatët të kalonin të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të arrijnë konsensus.”-tha Korreshi.

Ndër të tjera, Korreshi tha se baza e Partisë Demokratike është pro një kandidati të përbashkët.

“Baza nuk është për të luftuar njëri-tjetrin. Duan një kandidat të vetëm dhe jo disa kandidatë. Kjo procedura është që anëtarësia të bëjë presion mbi kryesinë. Nëse anëtarësia do rezultojë e çarë do shkojmë me dy kandidatë ndoshta. Besoj se do gjejmë zgjidhje.”-tha Korreshi.

Ai theksoi se është e vështirë por jo e pamundur për ta fituar bashkinë edhe me dy kandidatë.

“Asnjë prej tyre nuk do refuzonte një vendim unanim të Partisë Demokratike. Nëse baza është solide për një kandidat, nuk ka shans ta përçash.”-theksoi Korreshi.

Sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për Partinë Demokratike, Korreshi deklaroi se dëshira është që të fitojë PD-ja dhe demokratët nuk janë për t’u testuar.

“Çfarë ka ndodhur në Lushnjë me arrestimet nga SPAK. Duhet t’i rikthejmë dinjitetin asaj bashkie. T’i kthejmë Partinë Demokratike për të treguar se drejtojmë më mirë se ata. Të unifikuar i fitojmë të 6 bashkitë. Demokratët s’kanë nevojë për test.”-u shpreh Korreshi.

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, ku vihet re se ka një periudhë qetësie pas protestës së dhunshme të 8 janarit të thirur nga ish-kryeministri Berisha, Korreshi tha se përvuhet sesi do hyjnë në zgjedhje.

“Kjo ndodh, nuk është aq qetësi sa duket në bazë. Nuk merrem as me Bashën as me Berishën.”-tha Korreshi.

Më Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë