Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë i kanë dërguar një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me shpenzimet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 nëntorit 2025.
Në letrën dërguar KQZ-së, Forcat e Armatosura kërkojnë rimbursimin e parave të shpenzuara për naftë për kamionët, që kanë transportuar materialet zgjedhore.
Në total, në përllogaritjen e Forcave të Armatosura, rezulton se vlera që KQZ duhet t’i paguajë ushtrisë shqiptare është 493 mijë e 255 lekë të reja.
Nga këto, 192 mijë e 500 lekë të reja janë shërbim për personelin, 35 persona, që morën pjesë në shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente







