Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, nis sot zyrtarisht fushata elektorale
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo
Në Himarë ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për kreun e bashkisë. Fushata elektorale do të zgjasë vetëm një javë, duke u bërë kështu një nga fushatat më të shkurtra të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë.
Ajo do të zgjasë deri në datën 2 gusht, në data 3 do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa në datën 4 do të votohet.
Partia Socialiste garon për kreun e bashkisë së Himarës me Vangjel Tavon, ndërsa Partia Demokratike e cila është në koalicion me disa parti të tjera, garon me Petro Gjikurinë.
Këto zgjedhje mbahen vetëm për kryetarin e bashkisë, pas dënimit të Fredi Belerit me dy vite burg për blerje votash.
Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste do renditet i pari në fletën e votimit, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Petro Gjikuria do të jetë i renditur i dyti.
Në bashkinë Himarë janë të regjistruar rreth 22 mijë zgjedhës, por në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar vetëm 7 mijë zgjedhës.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
25.8%
-
Pak
41.4%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën (VIDEO)
27 Korrik, 13:25
-
Dyndje drejt plazheve të jugut, trafik i rënduar në aksin Dhërmi-Himarë
27 Korrik, 12:25
-
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive! U bë i mundur izolimi i 19 gjatë 24 orëve
27 Korrik, 10:53
-
Vlorë/ Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
27 Korrik, 08:25
-
Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala, në Tiranë 5 gjermanë humbën rrugën teksa eksploronin malin
26 Korrik, 18:45
-
Vlorë/ Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
26 Korrik, 11:26
-
Përplasin Audin me Nissanin në Ksamil, 4 të rinjtë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në polici
26 Korrik, 09:51
-
KPA pezullon gjyqtarin e Vlorës, Laurent Fuçia, e dërgon për riedukim në Magjistraturë
25 Korrik, 17:09
-
Bajram Peçi: Na merr ujin dhe na prish të ardhmen
25 Korrik, 16:14
-
Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin! Era favorizon përhapjen e flakëve
25 Korrik, 15:19
-
Zgjedhjet në Himarë, KSHZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”! I përbërë nga 10 parti politike
25 Korrik, 14:28
-
Beqaj në burg, SPAK kontrollon apartamentin në Vlorë, shpërthen derën! Avokati: S’është i tij! Burime: Ish-ministrit iu gjetën foto të banesës me të njëjtin arredim
24 Korrik, 17:34