Në 5 bashki të vendit po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Teksa procesi i votimit vijon pa probleme, disa qytetarë shprehen skeptikë për këto zgjedhje.
Madje disa prej tyre thonë për mikrofonin e Report Tv që nuk do të votojnë. Më të zhgënjyerit duken vlonjatët, që kanë edhe pjesëmarrjen më të ulët në votime.
"S’kam votuar, pse do të votoj. Kam 30 vjet që votoj dhe asnjë përfitim nuk kam. Fitimi është që ne të votojmë për pushtetin popullor edhe ai të na shërbejë. Kam punuar 36 vite në kohën e Enverit dhe marr 180 mijë lekë të vjetra pension. A mund të jetoj me kaq që paguaj ujë, drita, ilaçe. Pse duhet t’i kërkoj lekë fëmijëve kur unë kam punuar dhe nuk ushqej dot veten time”, tha i moshuari për Report Tv.
"Jo, nuk kam votuar. Edhe të votoj edhe jo ata i vjedhin votat. Vlora ka shumë probleme. Unë kërkoj që pensionet të ngrihen", tha një e moshuar.
"S’ka interes për votim. Vlorës i duhet një dorë e fortë, këta punojnë për vete. Vlora ka shumë mangësi", u shpreh një qytetar.
"S’kam votuar akoma. Qyteti ka shumë probleme, duke filluar që nga pastrimi", tha një tjetër.
Qytetarët e Beratit problemet që listojnë nisin nga transporti publik dhe papunësia.
“Të punojnë më shumë, sa ka punuar ai i pari. Kërkesat tona janë te pensionistët, te pronat”, tha një qytetar.
“As dua ta di fare, vetëm do të votoj”, u shpreh një tjetër.
"Rrjeti urban (autobusët) duhet të jenë më të shpeshtë, sidomos gjatë pasdites”, tha qytetari.
“Transporti urban është shumë i keq, duhet të presim 1 orë. Shpresoj të bëhet me mira”, tha një qytetare.
Ndërkohë të tjerët thonë se për të rinjtë nuk ka punë, teksa vënë në dukje edhe ankesat veçanërisht nga turistët për pastërtinë.
“Ka nevojë për punë, shumë të rinj janë pa punë”, u shpreh qytetarja.
“Të dy këta kandidatë janë kot fare, nuk lëvizim nga komunizmi ne”, tha një qytetar.
“Jo se po votojmë, dhe do kemi ndonjë ndryshim. Nuk ka ndonjë dritë jeshile, çdo turist që vjen ankohet për pastërtinë”, u shpreh një tjetër.
Edhe banorët e Matit shprehen po ashtu të zhgënyjer dhe të pakënaqur. Madje ata i cilësojnë zgjedhjet 'koti' dhe nuk kanë asnjë shpresë për ndonjë përmirësim.
"S' kam votuar, krejt janë hajdutë, nuk kam asnjë shpresë, ata janë misionar për ta shkatërruar vendin", tha një qytetar.
"Mati ka nevojë për punë", tha një tjetër.
"Janë zgjedhje koti, për çdo vit duke votuar dhe ne duke u shkatërruar. Me 160 mijë lekë në muaj për çfarë të votoj. Nuk pres asnjë gjë, e kam humbur shpresën", u shpreh një pensionist.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në 5 bashki, shqiptarët braktisin procesin! Pjesëmarrja në minimumin historik, votuan 18.45% e zgjedhësve
Komente













DUHET TE VOTONI....QE TE VKEDHE EDI RAMA ME BALLIUKET DHE AHMETAJT E VET.....
PërgjigjuNe Vlore patronazhistat Robqira na kane marre ne telefon ne pasdite duke na shqetesuar dhe duke na then hajdeni te votoni. Shtet hajdutesh me keq se ne kohen e Enver Hoxhes.
PërgjigjuCfare Kane patur me mire se kaq ndonjehere vlonjatet
Përgjigju