Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, pohon se do të kandidojnë vetëm për këshilltarë bashkiakë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Shabani u shpreh se kryetari është thjesht administrator i qytetit dhe se ato duhet t’i rikthejnë dinjitetin parlamentit të qytetit, pasi vendimet merren nga këshilli.

‘Duke qenë se kemi mundësi të kufizuara, jemi përpjekur që të jemi efecientë. Në besojmë tek demokracia, ne besojmë se fakti që jemi këtu ku jemi është se i kemi kushtuar shumë vëmendje garës për një individ, që është administratori i qytetit dhe prandaj kemi garuar për këshilltarë bashkiakë. T’i japim këshillit bashkiak dinjitetin që meriton.

Kemi probabilitet të lartë që votuesit të na çojnë në këshill bashkiak. Do të çojnë dy nisma atë për transportin publik dhe heqjen e disa taksave që na duke papërballueshme për pushtetin vendor. Mesazhi i jonë është më i rëndësishëm Këshilli sesa kryetari. Në këtë pikë ne jo vetëm do ofrojmë një transparencë dhe oponencë ligjore dhe politika ndaj këtyre që zgjidhjen kryetar bashkie, por do të detyrojmë që edhe premtimet që ato bëjnë, ti mbajnë. E kemi parë se çfarë ndodh kur nuk ka oponencë aty. Ne duam që parlamenti i qytetit të kthehet një vend që ka diskutime. Ne besojmë se kategoria e parë në konkurrim është këshillit. Parlamenti i qytetit është demokracia e qytetit. Kryetari është administrator.’- u shpreh Shabani.

Nisma Thurje garon me kandidat vetëm në bashkinë e Dropullit. Shabani u shpreh se zgjodhën pikërisht atë bashki, për faktin se është lehtësisht e menaxhueshme.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë