Duke i cilësuar si zgjedhjet më të mira të mbajtura në vend, Gjonçaj tha se ky rezultat ka ardhur pasi të gjithë janë lënë të lirë të kryejnë detyrën e tyre përfshirë këtu edhe KQZ-në, duke mos pasur asnjë presion nga qeveria, e cila sipas tij nuk u bë palë edhe në zonat ku pati probleme.
Përsa i përket dorheqes së kandidatëve dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë, Gjoncaj tha se në kod nuk përcaktohet dorëheqa e kandidatëve dhe se kodi zgjedhorë duhet hartuar për të rezistuar në kohë. Ai tha se 3 janë gjërat të cilat duhen patjetër të përmirësohen: afatet, çështja e dorheqeve si dhe organizimi i procesit zgjedhor.
“Për të gjykuar zgjedhjet duhet të presim raportin përfundimtarë të OSBE / ODIHR. Vrejtje ka pasuar por kanë qenë minorenë në raport me procesin në tërësi.
Kodi Zgjedhir, afate dhe gjëra të tjera të thëna në raporte paraprake jo domosdoshmërisht do të pasyrohen në raportin përfundimtar.
Çështje të disa të dhënave të KQZ dhe afatet kanë qenë disa nga kritikat paraprake në raporte.
Është e rëndësishme për procesin zgjedhor që njerëzit të lihen të lirë dhe të bëjnë detyrën e tyre. Në këto zgjedhje ne pamë që KQZ u la e lirë të kryente funksionin e saj ndaj dhe pati një ecuri të mirë të zgjidhjeve, ku çdo person kreu funksionin e detyrën e tij.
Unë jam bashkuar me KQZ për të hetuar të gjitha rastet në të gjitha zonat ku pati problem dhe vënien përpara përgjesjësisë së përgjesjësve. Qeveria nuk u bë palë në këto zgjedhje të asnjë rasti si në Durrës, Kavajë e Vora dhe të gjithë auditët patën një lirshmëri për të hetuar. Këtë transparencë të qeverisë nuk e kemi parë në zgjedhjet e mëparshme. Ishim përpara zgjedhjeve më të mira të para ndonjëherë, jo sepse Aleanca për Shqipërinë Europiane arriti të fitonte, por arritën të fitonin të gjithë me zgjedhje të lira. Edhe në syrin e europianëve ecuria e këtyre zgjedhjeve ishte shumë e mirë”, - tha Gjonçaj.
Pse kemi një këndvështrim tjetër, atë për blerje votash?
"Opozitës i duhet të justifikojë një rezultat humbës. Por nuk më shqetëson kjo. Ata ekzagjërojnë për të justifikuar një rezultat. Për të thënë që kemi pasur blerje votash apo korruptim duhet të kesh fakte konkrete dhe ata nuk kanë paraqitur asnjë rast në KQZ. Edhe ne kemi humbug zgjedhje por, kauza jonë ka qenë hapja e kutive, transparenca. Ndërsa opozita nuk ka ardhur në KQZ me një argument të saktë. Këto standard i bëjnë mirë jo vetëm shqipërisë, por edhe atyre", - tha ai.
Po përsa i përket dorheqes së kandidatëve. A duhet të kemi një ndryshim të Kodit Zgjedhor në lidhje me këtë?
"Kjo ka qenë edhe një nga kritikat e raporteve paraprake. Problem është se para zgjedhjeve ne gjithmonë duhet të ndrrojmë kodin, kjo sepse palët nuk kanë besim dhe sepse gjatë zgjedhjeve dalin disa problem si kjo e dorheqes së kandidatëve në këto të fundit.
Dorheqet sipas kodit nuk mund të bëhen për asnjë arsye. Kodi nuk shkruhet sipas interesit ai shkruhet që ti rezistojë kohës dhe të përdoret në zgjedhjet në vijim. Por mënyra se si është hartuar nuk është e drejtë. Do ketë një reformë në lidhje me këtë çështje dhe do ketë disa afate fikse për rishikimin e afateve.
Afatet, çështja e dorheqeve si dhe organizimi i procesit zgjedhor duhet të përmirësohen" - theksoi Gjonçaj.
A duket e mundur pasja e një administrate zgjedhore apolitike?
"Kjo është shumë e rëndësishme. Pasja e një administrate me modele të ndryshme nga vendeve të ndryshme të botës. Kjo është e mundur dhe ka praktika të mira. Nuk është e nevojshme pasja e 7 personave, por e 1-3 persona të zgjedhur nga profesione te ndryshme si noterë apo joristë. Një administratë e politizuar në administrimin zgjedhor shkakton më shumë problem sesa administrimi nga persona jo të propozuar nga forcat politike por të mirë trajnuar", - tha Gjonçaj.
Pse nuk ka transparencë nga partitë për financimet gjatë fushatës?
"Kjo nuk është e vërtetuar. Ka persona që do bëjnë audidin e fondeve.Janë persona, ekspertë kontabël të çertifikuar që kanë detyrë ligjore të bjënë audidin. Ata bëjnë audidin dhe e paraqesin raportin e tyre në KQZ. Unë besoj që të gjitha partitë do të deklarojnë fondet e përdoruara. Por deri më sot asnjë nga auditët nuk kanë arritur në përfundimet që janë përdorur më shumë fonde nga partitë qofshin këto të taksapaguesve apo nga dinatorët" u shpreh ai.
Pse fushatat nisin para kohe?
"Fushata duhet të nisë 30 ditë përpara zgjedhjeve. Por kjo jo në çdo rast ishte fushatë. Por jam dakord që disa forca politike e nisën para afatiot kohorë dhe kqz mund edhe të kishte ndërhyrë. Por KQZ doli disa herë dhe u bëri thirrje që të zbatonin afatet. Ky është një process zinxhirë që më shumë duhet të flasin profesionistët se kush është fushatë dhe kush jo. Pjesmarrja e shqiptarëve në zgjedhje është e larët duke parë që në vende të ndryshme të botës pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje është ulur ndjeshëm", - tha ai.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)