Zgjedhjet/ Godole analizon fushatën e partive politike: Nuk ka gjuhë polarizuese, Rama bazohet te kundërshtari si armik! 7x7=313 e Bashës gjetje!

Studiuesja e Shkencave të Komunikimit Jonila Godole, në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri", analizoi fushatën që kanë ndjekur deri më tani partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo tha se ende nuk kemi hyrë në fazën e nxehtë të fushatës, dhe nuk ka pasur një gjuhë polarizuese si në fushatat e mëparshme. 

Ajo 'zbërtheu' edhe strategjinë që po ndjek kryeministri Edi Rama, teksa tha se gjatë fazës së parë u fokusua në akuzat e bëra ndaj tij ndër vite. Në fazën e dytë, Godole tha se Rama është fokusuar te kundërshtari politik, Sali Berisha, të cilit i është referuar me termat si 'buf' dhe 'kënetë'. 

“Ende nuk jemi futur në pjesën e zjarrtë të fushatës. Shoh te PS fazën e dytë të një strategjie që kanë për fushatën. Te faza e parë ka qenë para rreth një muaji, kur Rama e vendosi fokusin te fotot e tij të vjetra, duke nxjerrë ‘96-‘97 dhe duke krijuar një pritshmëri që do të jetë fushatë polarizuese, që bazohet te kundërshtari si armik, te frika nga e shkuara, që Rama i ka bërë në të gjitha fushatat. Në fakt dukej se i drejtohej brezit të ri që nuk e njeh atë kohë. Kanë lindur dhe janë rritur në Shqipërinë e Ramës dhe Berishës. Dhe aty synonte në një farë mënyre duke bërë një lloj vetë viktimizimi,duke u marrë me një sërë temash dhe teorish konspirative dhe kritikash ndër vite. Tani jemi në fazën e dytë të fushatës, ku fokusi i PS dhe i grupit të punës, është vendosur te figura e liderit të PD. Është fokusuar te e shkuara sërish. Dhe sa më afër të afrohemi drejt prillit, një muaj para fushatës, edhe programi i partisë që do të lancohet do të shohim fazën e tretë të fushatës.", u shpreh Godole.

Duke u ndalur te "seriali" Rama-Basha dhe termin që ky i fundit përdor 7 x7 = 313, ku me lapsusin e tij të famshëm ai ironizon eksponentët e PS që janë arrestuar, Godole e cilësoi si një gjetje. 

"Është gjetje dhe duke qenë se gjithë shoqëria ka qenë dëshmitare në vitet e fundit për rolin që sa vjen dhe rritet i SPAK, dhe punën e tyre të lavdërueshme me gjithë difektet që mund të kenë, një numër i madh i eksponentëve të qeverisë janë duke u gjykuar apo arrestuar dhe në parim kjo është gjetje.“, shtoi Godole.

Sa i përket diasporës, pedagogia u shpreh se në bazë të monitorimit në rrjete sociale, nuk e sheh aq kritike sa duhet të jetë. Edhe për partitë e reja ajo thotë se nuk sheh një strategji të mirëfilltë. 

"Deri në këtë fazë që jemi, për mendimin tim, është fushata më pak polarizuese. Kemi pasur fushata ku janë sharë, ofenduar dhe tjetri është marrë si armik. Kemi ikur nga kjo. Kemi Berishën i cili në rrjetet e tij sociale, poston vetëm gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen. Por të pashoqëruara me një plan konkret, edhe sikur mesazhi të jetë i duhuri, por puna është se kush e thotë. Koha e Ramës dhe Berishës ka ikur. Janë të dy shumë aktivë. Metodat që Rama përdor, me gjetjet e tij që janë pak më të përshtatshme për instagramin dhe brezin e ri. Duan brezin e ri dhe sidomos diasporën. Edhe vetë diaspora për mendimin tim, deri tani nuk është se e shoh në rrjetet sociale shumë angazhim kritik. E shoh diasporën të ndarë në dy kampe. Për partitë e reja nuk kam parë ende një strategji, por disa prej tyre ecin me faktet. E kanë humbur te politika, i vetmi institucion që për momentin besojnë është SPAK.", u shpreh pedagogia.

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se u godit nga treni i mallrave, përfundon në spital i moshuari në Levan 

Dyshohet se u godit nga treni i mallrave, përfundon në spital i moshuari në Levan