Zgjedhjet,Haki Çako takim me
kreun e KQZ, Klement Zguri

Zgjedhjet,Haki Çako takim me<br />kreun e KQZ, Klement Zguri
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në një takim Kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Zguri dhe Çako, kanë vizituar edhe Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh, i ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor përsa i përket Policisë së Shtetit.

Drejtori për Rendin Publik, Drejtues Albert Dervishaj, ka njohur Kryetarin e KQZ, me masat e marra që nga fillimi i procesit e deri në këto momente, si dhe me Programin e Menaxhimit të shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit.
 
Zguri ka falenderuar rolin e policisë për mbarëvajtjen e punës së deritanishme dhe u shpreh se ata e dinë më mirë se askush punën e tyre.

“Ju falënderoj për mbarëvajtjen e të gjithë punës suaj, për informacionin e dhënë në të gjitha fazat e veta, dhe në kohën përgatitore të zgjedhjeve, në ditën e sotme që ka të bëjë me monitorimin dhe shpërndarjen e bazës materiale.

Në programin tuaj dhe gjithçka ju keni marrë në kuptimin e masave të sigurisë për qendrat e votimit deri sa të fillojë votimi, në vendin e numërimit të votave dhe deri në dorëzimin e materialeve në KQZ dhe të shpalljes së rezultateve.


Unë besoj që ju e dini më mirë punën tuaj sesa unë ndaj nuk kam ç‘porosi të lë, thjesht dëshiroj që ne të gjithë bashkërisht t’ia arrijmë një qëllimi.

Fundja është dëshirë e të gjithëve, e qytetarëve, e partive politike, institucioneve, besoj se nëse zgjedhjet do të shkojnë mirë, do të jetë një mundësi akoma më e mirë.

Ju falënderoj të gjithëve ju që jeni këtu, gjithë punonjësit e policisë që do të angazhohen në një proces zgjedhor.

Nëse në vende të tjera, kam qenë duke vëzhguar zgjedhjet, i quanin festë, festa e zgjedhjeve. Këtu, për hir të së vërtetës, është sfidë, mënyra se si sillen partitë politike, individë të caktuar, interesat, kandidatët. Por shpresojmë që do ia dalim bashkërisht, se për një qëllim jemi, të dy palët”
u shpreh Zguri.

Edhe Drejtori i Përgjithëm i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka falenderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa garantoi se policia do të bashkëpunojë me lëtë institucion për mbarëvajtjen e procesit.

“Faleminderit juve. Ne e konsiderojmë një mundësi të shtuar dhe një shans shumë të mirë prezencën tuaj dhe porositë e dhëna nga ju, por gjykojmë që e gjithë Policia e Shtetit, krahas detyrimeve që ka të parashikuara në ligj, sot e nesër së paku, në finalizimin e këtij procesi, sa të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, sikurse e thatë edhe ju, është totalisht në funksion, në kuptimin e mirë të fjalës, të KQZ-së, i cili është institucioni i vetëm i menaxhimit dhe i përpunimit të të gjithë procesit zgjedhor. 

Në këtë kuadër, detyrat e policisë janë në funksion dhe në mbështetje të KQZ. 

Pa dyshim që të dyja institucionet bashkë, kanë interesin madhor për t’u bërë të mundur shqiptarëve një votim në shprehje të vullnetit të lirë, të drejtpërdrejt dhe të pacensuruar nga asnjë lloj rrethane.

Rezultati nuk është lajm, as emocion për Policinë e Shtetit, sigurisht edhe për KQZ-në.

Faleminderit”
, tha Çako.

haki cako klement zguri
 
haki cako klement zguri

haki cako klement zguri

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige