Dy muaj e gjysëm para nisjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 21qershorit, që do të zhvillohen me ndarjen e re territoriale, partitë në të dy kampet politikë janë drejt fundit në përzgjedhjen e emrave më të spikatur si kandidatë për bashkitë e vendit.
Në këtë kuadër sot kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, me të cilin mendohet se do të diskutojë rreth mundësive për një bashkëpunim mes dy forcave politike në zgjedhjet e reja. Sipas mediave, Rama më pas do të takohet dhe me deputetë socialistë të qarkut të Vlorës për të zyrtarizuar kandidaturat për kryetar bashkie në Tiranë.
Paraditen e së hënës Gjergj Bojaxhi, ish-Drejtor i Korporatës Elektro-Energjitike, i angazhuar politikisht në radhët e Partisë Demokratike deri në vitin 2013, u shpall kandidat i pavarur për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Agron Duka, deputet i Partisë Republikane, ishte i pari që u vetëofrua si kandidat i përbashkët i së djathtës në Bashkinë e Durrësit. Ndërsa drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka shprehur dëshirën për të qenë kandidat i së majtës në Tiranë, nëse do t'i jepej mundësia nga koalicioni PS-LSI.
Më 15 mars dy forcat kryesore të koalicionit të majtë në pushtet, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ranë dakort që të paraqiten me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Nga 61 bashki që përfshin harta e re administrative e Shqipërisë, 15 do të kenë kandidatë të propozuar nga LSI.
Formula e re e koalicionit për këto zgjedhje parashikon që çdonjëra nga partitë të ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe reciprokisht edhe të drejtën e votës për të dhënë konsensus për kandidatin apo kandidaten e propozuar nga partia tjetër.
Kryeministri Rama ka thënë se sfida është përzgjedhja e kandidatëve me cilësi të besueshme dhe jo përmes flamurit partiak. Ndërsa, kryetari i LSI-së Ilir Meta, është shprehur se "shqetësimi kryesor, është që reforma administrative-territoriale, të kurorëzohet me sukses përmes zgjedhjes së administratorëve më të mirë, të cilët për herë të parë do të kenë mundësi të drejtojnë njësi të reja.
/atsh/
/Shqiptarja.com