Zgjedhjet lokale në Kosovë
do të zhvillohen më 22 teto
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka caktuar datën 22 tetor 2017 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka caktuar datën 22 tetor 2017 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Shumica e partive politike kanë propozuar datën 22 tetor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Kryetarja e
KQZ-së Valdete Daka, tha se janë në afate ligjore për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe se KQZ është e gatshme kurdo që ato shpallen.
Përfaqësuesi i PDK-së Uran Ismaili tha se duhet të mendojnë për një afat që nuk i fut në stinën e dimrit por nuk ka propozuar ndonjë datë të caktuar.
Ismail Kurteshi nga VV propozoi datën 22 tetor të këtij viti që të mbahen zgjedhjet lokale.
Kurteshi ka pasur edhe një kërkesë për kryetaren e KQZ-së që ti mësojnë qytetarët më shumë për të votuar pasi në zgjedhjet parlamentare ka pasur shumë fletëvotime të pavlefshme.
Sikurse VV edhe përfaqësuesi i LDK-së Ismet Beqiri tha se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në të dielën e parë brenda afateve ligjore që është data 22 tetor.
Edhe përfaqësuesi i AKR-së Agim Bahtiri ka propozuar datën 22 tetor si datë e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve. Përfaqësuesi i AAK-së Pal Lekaj, tha se zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit kushtetues dhe datën sa më të hershme.
Edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka propozuar 22 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve ose 29 tetori. Për mbajtjen e zgjedhjeve me 22 tetor është shprehur edhe përfaqësuesi i LB-së Avni Klinaku. Edhe
Përfaqësuesit e komuniteteve kanë propozuar datën sa më të hershme e që është 22 tetori.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.9%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26