Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale që u mbajtën sot në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se pret fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin.
Bazuar në informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, mund të them se dita e zgjedhjeve po kalon në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, siç pritej, dhe në përputhje me sjelljen e qytetarëve maqedonas. Pres që të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe që rezultatet të shënojnë një tjetër fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin, tha kryeministri Hristijan Mickoski për mediat të dielën pasi votoi në qendrën e votimit në komunën Karposh gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE kryeson në 53 komuna, koalicioni shqiptar VLEN në 9, AKI 6! 11 të arrestuar për shit-blerje votash (VIDEO)










