Teksa vijon procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, policia ka arrestuar dy persona.
Sipas mediave maqedonase, ata janë arrestuar në oborrin e një shkolle fillore në Çair të Shkupit, pasi u prezantuan si vëzhgues, ndërsa refuzuan që të tregonin dokumentin e identifikimit.
"Individët nuk ishin të përfshirë në procesin zgjedhor, por u paraqitën si vëzhgues të procesit zgjedhor. Ata ishin në oborrin e shkollës dhe refuzuan të identifikoheshin", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE kryeson në 53 komuna, koalicioni shqiptar VLEN në 9, AKI 6! 11 të arrestuar për shit-blerje votash (VIDEO)










