Zgjedhjet lokale, PD nis zyrtarisht fushatën


TIRANË 21 Maj /ATSH/- Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht,  të enjten pasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Arben Ristani, në fjalën e hapjes, deklaroi se kandidatët e PD-së janë më të mirët, ndërsa u kërkoi qytetarëve që në zgjedhjet e 21 qershorit të zgjedhin punën dhe dinjitetin.
Pas tij e ka marrë fjalën edhe kandidatja për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila theksoi se do të punojë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kë parti ata mbështesin. Kandidatët e PD-së për bashkitë kryesore në vend po vijojnë me prezantimin e platformave të tyre elektorale. (vijon) /m.m/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë