TIRANË- Partia Socialiste dhe koalicioni Meta-Berisha kanë dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe për kryetarë të bashkive. Për Partinë Socialiste janë dorëzuar listat e kandidatëve në Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Kamëz, Korçë, Lushnjë, Lezhë, Peqin, Vlorë, Fier, Shkodër

Ndërsa për koalicionin Meta-Berisha janë bërë publike vetëm listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe kryebashkiakë në Lezhë, Peqin, Berat, Fier dhe Vlorë. Duke qenë se për këshilltarë bashkiakë, është e nevojshme paraqitja e një liste me 1603 kandidatë, sipas marrëveshjes Berisha-Meta, 1337 prej tyre do jenë të Rithemelimit. Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit.

Më poshtë listat e Partisë Socialiste për këshilltarë bashkiakë dhe kryebashkiakë të PS

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Berat

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Elbasan

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Fier

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Kamëz

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Korçë

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Lezhë

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Lushnjë

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Peqin

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Vlorë

Lista e PS e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Shkodër

Mbrëmjen e së shtunës, Partia Socialiste pas një mbledhje të kryesisë në selinë rozë, publikoi emrat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe kryebashkiakë ku u vu re se  pjesa më e madhe e tyre, ishin rikandidime të kryetarëve aktualë të bashkive. 

Lista për këshilltarë dhe kryebashkiakë e koalicionit Meta Berisha

Lista e koalicionit Meta-Berisha e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Berat

Lista e koalicionit Meta-Berisha e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Lezhë

Lista e koalicionit Meta-Berisha e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Peqin

Lista e koalicionit Meta-Berisha e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Vlorë

Lista e koalicionit Meta-Berisha e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiak në Fier

Ndërsa koalicioni Meta-Berisha ka dorëzuar në KQZ disa prej listave për kandidatë pasi Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rrëzimin përfundimtar të kërkesës së Berishës duke i hedhur poshtë mundësinë që të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit nën logon e Partisë Demokratike.

Ora 00:00 e ditës së sotme (27 mars) është afati i fundit për t’i dërguar listat në KQZ.