Zgjedhjet, Meta-Ramës: 71 
deputetë PS i bën me PD-në?

Zgjedhjet, Meta-Ramës: 71 <br />deputetë PS i bën me PD-në?
Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të pazakonte këtë mbrëmje në emisionin "Zonë e Lirë". 

Në momentin kur drejtuesi i emisionit po e pyeste për koalicionet paszgjedhore, Meta i është përgjigjur indirekt deklaratës së Ramës në Korçë i cili u shpreh se PS do marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nën zë, Meta ka thënë se “71 i bën me PD-në apo vetëm?”.

Thuaje dhe njëherë, the 71 me PD-në?”, tha Cani dhe Meta e shoqëroi me të qeshur. Kjo deklarata e Metës mund të interpretohet edhe si një paralajmërim për koalicion paszgjedhor mes PD dhe PS. 

Rama tha sot nga Korca se LSI dhe PD duan të dalin forcë e parë, por PS do ta nisë me 71 dëputetë pas zgjedhjeve.

Sa i takon paktit të madh me opozitën, Rama deklaroi gjithashtu se dialogu me Bashën do të institucionalizohet duke shkuar drejt takimeve periodike një tjetër mesazh ky se qasja PD-PS nuk do të jetë aq "armiqësore" sa është karakterizuar në këto 27 vite të pluralizimit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur