Zgjedhjet në Ferizaj, PDK dhe LDK
në balotazh

Zgjedhjet në Ferizaj, PDK dhe LDK<br />në balotazh
KOSOVE-PDK ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet që u zhvilluan nëj ditë më parë në komunën e Ferizajt në Kosovë, por jo të mjaftueshme për t’u shpallur fituese. Sipas rezultateve paraprake kandidati i PDK-së Agim Aliu dhe ai i LDK-së, Adem Salihaj janë në balotazh dhe do të përballen sërish në një tjetër raund. Kjo është deklaruar mbrëmë vonë nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka.

Rezultatet paraprake flasin se PDK ka marrë 40. 74 përqind të votave, LDK 24. 09 përqind, Vetëvendosja, 15. 96 për qind dhe AAK 10. 86 për qind. AKR 4.87 %, PD 2.6 % Lëzizja për Bashkim 0.30 për qind ndërsa kandidati i pavarur Rrahim Sadiku 0.50 për qind .

Sipas këtyre rezultateve në balotazh do të shkojnë kandidati i PDK-së Agim Aliu dhe ai i LDK-së, Adem Salihaj. Kryetarja e KQZ bëri të ditur se në votime kanë marrë pjesë 29.74 për qind e zgjedhësve.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie