Ka të drejtë Luigi Di Maio kur thotë se Republika e Tretë ka nisur. Më në fund. Dhe i ngjan shumë Republikës së Parë të proporcionalit, fotografi e një vendi lumturisht të shkëputur. Nga njëra anë shteti ligjor, pra elitat e gazetave të mëdha dhe dinozaurëve e ish-qendrës së majtë (Prodi, Napolitano, Enrico Letta, Veltroni) e cila deri një ditë më parë u përpoq të impononte një tabllo inekzistente, i përbërë nga një përgjegjshmëri dhe kompetenca të hamendësuara. Ndërsa nga ana tjetër është shteti real që i ndëshkoi në kutitë e votimit arrogancën e elitave, por le të themi edhe të kastave, me shifra të pabesueshme: më shumë se 50 përqind e 73 përqind të votuesve që zgjodhën Pesë Yjet dhe Legën dhe një 27 përqind solide abstenuesish, shifra më e lartë e arritur në 70 vitet e fundit të zgjedhjeve politike për Parlamentin. Duke u nisur nga kjo duhen konsideruar tre gjëra.  

1) Kjo Republikë e Tretë lind faktikisht me një kuadri-polarizëm anormal. Një forcë, M5s-ja, gjë lartësohet dhe ngjitet në një 32 përqindësh elokuent, si në Dhomë ashtu edhe në Senat, dhe tre parti me përmasa mesatare, të shkëputura me mbi dhjetë pikë: Pd-ja me 19 përqind, Lega që çan përpara me 17 përqind, Forza Italia që mpaket në një 14 përqindësh të sikletshëm. Të synosh ta lexosh në mënyrë të pandarë rezultatin e qendrës së djathtë, me rreth 37 përqind, është në fakt një marifet politik. Në këtë fushatë elektorale koalicioni që udhëhiqej nga Silvio Berlusconi, duhet patjetër folur në kohën e shkauar në këtë rast, ka udhëhequr kryesisht primaret e saja të brendshme për të përcaktuar se cila ishte udhëheqja. Dhe Matteo Salvini fitoi.

Një kthesë epokale pas një çerek shekulli kur ish-Kavaljeri ishte babai zotërues i kësja pjese të kampit. Në reagimet e para të nxehta, lideri i ri e shfaqi qartazi strategjinë e tij: asnjë dialog me Pesë Yjet, të paktën për momentin, sepse më pas do të jetë dinamika e konsultave që do të nisë nga Kreu i Shtetit. Objektivi i Salvinit është i qartë: ta kanibalizojë Forza Italia-n dhe të konsolidojë rolin e tij të ri si kreu i koalicionit. Ishte i njëjti plan që kishte në mendje matte renzi në fillim të parabolës së tij politike: t’u drejtohej të zhgënjyerve të Forza Italia-s dhe t’i përfshinte në Pd-në që nuk u bë dot partia Kombëtare. Ndrësa Salvini, me shifra në dorë, e ka nisur operacionin nga një front i kundërt, më radikal, dhe e ka nisur mirë, padyshim.

2) Funerali i bipolarizmit të Republikës së Dytë përfaqësohet mizorisht nga shifrat e dy forcave kryesore të moderuara, Pd dhe Forza Italia, të cilat deri para pesë vitesh ishin kryesueset përkatësisht të qendrës së djathtë dhe të majtë. “Qendra” e famshme renzusconiane, e mbledhur bashkë, ka në mënyrë domethënëse të njëjtin rezultat që kanë Pesë Yjet të vetëm, rreth 32 përqind. Është perëndimi binjak i të dënuarit Berlusconi dhe i të pafajshmit Renzi, të cilët gjenetikisht konsiderohen njëlloj, në sensin politik, dhe që kanë qenë protagonistë të paktit vdekjeprurës të Nazarenos. Është fundi i logjikës së sistemit që në legjislaturën e fundit ka sjellë tre qeveri që nuk kanë qenë rezultat i kutive të votimit: Enrico Letta, Matteo Renzi, Paolo Gentiloni. Marrëveshjet e gjera u ngushtuan shumë dhe qendra nuk është më fituese.

3) Rënia e qendrës së majtë nuk ëhstë vetëm faji i matte Renzit. Sigurisht, arroganca e zambakut magjik (Renzi, Boschi, Lotti, Bonifazi, Carrai) ishte asfaltuar që në referendumin e 4 dhjetorit 2016 me rencizmi ishte fruta e helmuar dhe në disa pjesë të parashikueshëm të një sezoni të nisur në 2011-n e largët, kur presidenti i atëhershëm i Republikës Giorgio Napolitano u imponoi grupeve drejtuese të Pd-së, me Bersanin në krye, qeverinë teknike të Mario Montit. Vetë Bersani pagoi kostot e kësaj faze fatkeqe në zgjedhjet e 2013-s, duke dalë i pari por duke mos fituar. E pra, për sa kohë e majta tradicionale e markës post-komuniste nuk do t’i bëjë hesapet me realizmin shkatërrimtar të Napolitanos, që nga 2001-a më 2015, nuk do të ketë asnjë rilindje apo nisje të re. Dhe ndaj përvoja e Liberi e Uguali rezultoi një faliment, duke ripropozuar modulin humbës të Kompanisë së vjetër (vetë Bersani dhe D’Alema) dhe duke u bërë rrëmujë për muaj të tërë në një kërkim surreal të udhëheqjes, fillimisht Giuliano Pisapia caktoi një Pietro Grasso të papërshtatshëm, i ngurtë dhe jokarizmatik. 4 marsi tregoi sërish se zgjedhësi i majtë preferoi dy opsione: abstenimin ndëshkues ose votimin për Pesë Yjet. Duke parë rezultatet dështuese të Liberi e Uguali apo të fraksioneve të tjera të të majtës radikale, të paktën për momentin, Pd-ja por edhe LeU-ja kanë vetëm një zgjidhje në dispozicion: të kryejnë eliminimin e Renzit dhe të mbështesin një qeveri të Pesë Yjeve. Vetëm kështu mund të ringjitet ajo frakturë mes dy elektorateve që takohen dhe flasin me njëri-tjetrin, duke ju kundërvënë kundërshtimit që vijonte prej shumë vitesh në vend mes % Yjeve dhe Pd-së. Natyrisht jo Pd-ja e rencianëve, e Andrea Romanos e Gennaro Migliores, e klanit De Luca apo e breluskonianëve të ricikluar në Jug. Pritet një rrugëtim i gjatë në shkretëtirë, por përballë këtyre shifrave nuk ka alternativa të tjera./ Il Fatto Quotidiano

s.k/Shqiptarja.com