Zgjedhjet në PD, Bashës i "ikën"
Elbasani, pritet sherri në Korçë
Bashës i “ikën” Elbasani nga duart, pritet të plasë sherri në Korçë. Ditën e djeshme Aurel Bylykbashi u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike në Elbasan.
TIRANE- Bashës i “ikën” Elbasani nga duart, pritet të plasë sherri në Korçë. Ditën e djeshme Aurel Bylykbashi u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike në Elbasan. Procesi i votimi zgjati për disa orë, ku në garë ishin katër kandidatë dhe lufta për postin e kryetarit të degës ishte përqendruar ndërmjet Ilir Dervishit dhe Aurel Bylykbashit. Ashtu siç pritej, edhe gara më e fortë ndërmjet votave u përqendrua tek këto të dy. Konkretisht Bylykbashi arriti që të merrte 297 vota ndërsa Dervishi 235 vota.
Dy kandidatët e tjerë morën një numër minimal votash, ku respektivisht Elsa Gega mori 22 vota ndërsa Admirim Kongoli vetëm 2 vota. Në total numri i votuesve ishte 559 ku 5 vota u shpallën të pavlefshme. Por zgjedhja e Bylykbashit në krye të PD-së së Elbasanit ishte një lajm që nuk u prit mirë nga rivali i tij Dervishi. Burime nga kryesia e Partisë Demokratike në Elbasan pohuan për gazetën “Shqiptarja.com” se kandidati Ilir Dervishi ishte i deleguari i Bashës për t’u zgjedh kryetar i degës dhe priste një fitore të thellë, por ndodhi e kundërta. Arsyeja pse Dervishi ishte i avantazhuar ishte fakti se ai është drejtori i thesarit të Bashkisë së Tiranës, një post i lidhur ngushtë me kryetarin Lulzim Basha, por mesa duket Bylykbashi është treguar më i shkathët për të marrë këtë post.
KorçaZgjedhjet për kryetarin e PD-së në Korçë pritet që të sjellë edhe një përplasje më të fortë ndërmjet palëve. Kjo pasi grupi Bode ka nisur një ofensivë ndaj të deleguarve të Bashës në Korçë, si Enno Bozdo dhe Fahri Balliu. Krahas dy të deleguarve, grupi Bode ka sulmuar dje edhe kryetarin e FRPD-së Gerti Bogdani, ku sipas tyre po manipulon listat e anëtarësisë në mënyrë që të manipulojë procesin.
Ndërkohë që pala rivale, ajo që është pro Bashës, ka theksuar dje se rregullat e përcaktuara në dy udhëzuesit janë strikte dhe nuk ka vend për abuzime duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e grupit Bode që sipas tyre kërkon të bëj zhurmë. Kësisoj në zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë pritet që të plas edhe konflikti i radhës brena kampit demokrat.
Kavajë, kandidati i PDIU-së bëhet kryetar degeKreu i ri i Partisë Demokratike në Kavajë zgjidhet kandidati i PDIU-së për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Engjëll Cara është zgjedhur dy ditë më parë në postin e kryetarit të PD-së në Kavajë duke e risjell atë brenda Partisë Demokratike. Konkretisht Cara ka qenë më parë kreu i PD-së në Kavajë po u bashkua me PDIU-në në zgjedhjet e 23 qershorit pasi Berisha nuk e futi në zgjedhje. Por tani më ai është rizgjedhur kreu i PD-së për Kavajën.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.8%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48
-
Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas. Gjendja e tij mbetet kritike
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24