Zgjedhjet në Universitete, Dibra:
Në këtë proces nuk ka humbës

Zgjedhjet në Universitete, Dibra:<br />Në këtë proces nuk ka humbës
Klodeta Dibra, kandidate për rektore në universitetin e Tiranës tha sot se procesi zgjedhor në Universitete nuk ka humbës, pavarëshit rezultatit.

E pyetur nga Report Tv, për klimën e tensionuar që ka përfshirë zgjedhjet për shkak edhe të këcënimit të rivalit të saj Mynyr Koni, Dibra u përgjigj: “Klima e tensionuar nuk u shkaktua nga unë”.

Dibra tha se procesi po vijon pa probleme.

Ajo shtoi se edhe votat që do të hidhen në kutitë e gabuara do të numërohen. Por, tha se u është bërë apel drejtuesve që t’i udhëzojnë studentët dhe profesorët për të hedhur fletën e votimit në kutinë e përcaktuara.

Lidhur me procesin e numërimit, Dibra tha se pritet të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve.

Kandidatja për Rektore në UT bëri apel që votimi të jetë masiv, në mënyrë që të zgjedhurit “të kenë integritetin për të drejtuar universitetin”.

E pyetur nëse votimi në një ditë javë, që është edhe ditë mësimi për studentët, Dibra tha se nëse votohej në fundjavë, pjesëmarrja nga studentët do të ishte e ulët.

“Të gjitha (proceset e votimit) janë zhvilluar gjatë ditëve të javës... Mund të kemi ndonjë humbje të orëve, por duhet bërë kjo sakrificë, të dilen nuk do ishte e përshtashme, sepse pjesmarrja do ishte e ulët”, tha ajo.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)