Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po vëzhgojnë zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit ku po votohet sot. Ambasada e SHBA ka vëzhgues në të gjashta bashkitë, ndërkohë që edhe vetë Yuri Kim ka dalë në terren, e cila është parë në një qendër votimi
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bën të ditur se vëzhgues nga Europa janë në terren për monitorimin e procesit zgjedhor që mbahet sot në 6 bashki. Delegacioni i BE-së thekson se janë 20 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër.
“Dita e Zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë në 6 bashki votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e rinj. Skuadra Evropa është në terren duke vëzhguar zgjedhjet me 20 ekipe në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër”, thekson Delegacioni i BE-së .
Vetë ambasadori i BE, Luigi Soreca ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Durrës, ndërsa thotë se pas mbylljes së votimi duhet të nis numërimi i votave në përputhje me standardet më të larta.
Ndërsa nga Shkodra, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf tha se procesi i organizimit të zgjedhjeve po ecën shumë mirë.
Ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili ka parë nga afër procesin e votimit në Durrës ka shkruar se pas mbylljes së votimi duhet të nis numërimi i votave në përputhje me standardet më të larta.
“Në Durrës duke parë procesin zgjedhor. Qendrat e votimit do të mbyllen së shpejti dhe do të nisë numërimi i votave. Është thelbësore që numërimi i votave të kryhet tani në përputhje me standardet më të larta të integritetit dhe përgjegjësisë”, shkruan Soreca
Ambasada amerikane po kryen një vëzhgim të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në të 6 bashkitë e vendit. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për të votuar procesin e votimit në Durrës, e cila shkruan se është e mrekullueshme të shohësh shumë të rinj, qofshin votues, komisionerë zgjedhore apo vëzhgues. Kim u bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa nënvizon se është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.
‘Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.’- shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka vëzhguar procesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës. Zingraf, teksa vlerësoi si shumë të mirë procesin e votimit, tha se nuk ka pasur ndonjë sinjalizim për shitblerje votash.
‘Mendoj se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin. Unë personalisht jam kureshtar të shikoj si është atmosfera e përgjithshme e zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre. Unë vij herë pas herë me shumë dëshirë në Shkodër, nuk ka pasur një shkak të veçantë, ishte e rastësishme ardhja ime në Shkodër. Kisha kureshtje. Në vendin tim nuk ekzistojnë zgjedhjet të pjesshme të këtij versioni, ishte dhe kjo një arsye e shtuar pse erdha. Ka patur në raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e kaluara, rreth rasteve për shitblerje votash. Nuk kam pasur sinjalizim për zgjedhjet aktuale për raste shit-blerjesh votash. I referohem edhe Celibashit, i cili theksoi pak ditë më parë se kanë mbërritur asnjëlloj rasti të shitblerjes të votave.’- tha Zingraf.
I pyetur mbi deklaratën e ambasadores amerikane për personat non grata, Zingraf tha se kush voton për kë është cështje e elektoratit.
“Nuk dua të komentoj rreth këtij fakti, se kush voton për kë është çështje e elektoratit.” u shpreh Zingraf
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, teksa ndodhet në Durrës për të vëzhguar zgjedhjet ka dhënë një prononcim të shkurtër për Report Tv.
"Është kënaqësi të shikojmë këto qendra votimi që procesi po ecën mirë dhe janë të mirëpajisura. Vota është e drejta juaj dhe përgjegjësia juaj, kështu që votoni", ishte mesazhi i saj për shqiptarët.
Mos u beni merak te dashur komentues,mos kini frike nga ambasadoret se dhe per xhaxhin Sali do te mbetet ndonje kocke.
PërgjigjuKa dale ne Durres se aty i duhet Rames.
PërgjigjuKjo vetem era ambasadore nuk bie. Tip fshatare e dores se fundit duket.
PërgjigjuI qan hallin per fshatare ambasadores amerikani ti o lopcar veshgjate.idiot me diplome
Cfare pune ka ambasadorja e leshit qe te vezhgoje zgjedhjet e vendit tone , apo e bejne per hir te ashtuquajtures demokraci
Përgjigju