Zgjedhjet në futboll, FSHF s'ndalet, manipulon procesin dhe në Fier, zgjidhet kryetar njeriu i Dukës! Shoqata Rajonale: Veprime të pavlefshme! Në Gjirokastër shpallin nul vendimet e Dukës, procesi me 29 janar

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ndalet. Edhe pse anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Fierit kërkuan të ndalej manipulimi i procesit zgjedhor për kryetar dhe të delegatëve, është zhvilluar procesi dhe kanë votuar 23 persona të pa konfirmuar nga vetë shoqata. Pas përfundimit të votimit njeriu i Dukës Iljaz Haxhiaj është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Fier.

Paraditen e sotme 7 anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier i bënë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate. Shoqata Rajonale e Futbollit në Fier kërkon revokimin e çdo veprimi të FSHF, të cilat sipas tyre dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, besimin në komunitetin sportiv. Sipas tyre veprimet e deritanishme të FSHF të pavlefshme pasi është shtuar ose reduktuar para procesit zgjedhor numri i delegatëve.

Shoqata Rajonale e Futbollit të Fierit i cilëson të manipuluara zgjedhjet që po bëhen për Federatën Shqiptare të Futbollit. Përmes një deklarate publike, drejtuesit e futbollit në rajonin e Fierit dalin në mbështetje të kërkesave të Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar institucionit më të lartë të futbollit shqiptar që të bëjnë transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe veprimet e saj procedurale që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.

Shoqata e Futbollit të Fierit i konsideron vendimet e marra dhe veprimet proceduriale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa Shoqata rajonale, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më datë 02.03.2022, si vendime dhe veprime proceduriale absolutisht të pavlefshme dhe të marra dhe të kryera në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Në deklaratë thuhet se vendimet janë marrë në mosrespektim dhe tejkalim të vullnetit të shprehur dhe tagrave të deleguara të përfaqësuesve ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT, dhe të kryera nga persona të cilëve përfaqësuesit ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT nuk u kishin deleguar asnjë tagër përfaqësimi.

Shoqata Rajonale Fier shpreh shqetësimin për mënyrën se si disa Shoqata Rajonale tw Futbollit kanë organizuar në mungesë të transparencës dhe në shkelje të përcaktimeve statutore procesin zgjedhor të votimit të delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF-të në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF.

“Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statutor;

Të vendosur për të restauruar besimin e komunitetit sportiv dhe qytetarëve shqiptar në integritetin që Federata Shqiptare e Futbollit dhe sporti i futbollit në bashkitë tona dhe Shqipëri meriton që të kenë;

Deklarojmë:  Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFF qe mbahen ne date 27.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht”, thuhet në deklaratën publike të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier drejtuar. 

Ndërkohë, vetëm 2 ditë para mbajtjes së për kryetarin dhe delegatët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës i kanë dërguar FSHF të njëjtën kërkesë. Kërkesa është firmos nga tetë klube futbolli, ku thuhet se firmat që janë marrë nga FSHF-ja dhe çdo veprim që institucioni i futbollit shqiptar do tentojë të kryejë, ata do e konsiderojnë mbledhjen nul.

Ku veprim paralajmëruar i tyre vjen 2 ditë pasi i dërguan Federatës Shqiptare të Futbollit ultimatumin, ku kërkuan numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Në prag të zgjedhjeve, Shoqata Rajonale e Gjirokastrës rrëzon votimet e Armando Dukës: Çdo veprim i FSHF-së paautorizimin tonë është nul

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar. Në deklaratën noteriale të firmosur nga të gjithë përfaqesuesit e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës thuhet se firmat që janë marrë nga FSHF-ja dhe çdo veprim manipulativ që insitucioni i futbollit shqiptar do tentojë të kryejë, ata do e konsiderojnë mbledhjen nul.

Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga tetë klube futbolli.

"Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të SHRFGJ; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht.

Ne përfaësuesit ligor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale Gjirokastër jemi të vetmit përfaqësues ligjor me tagra të plota përfaqësimi në mbledhjet që do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të SHFRGJ dhe në mbledhjet që do të zhvillohen nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së”, thuhet në një pjesë të deklaratës noteriale të firmosur nga të gjithë përfaqëuesit e klubeve antarë.

Në këtë mënyrë manipulimet që po kryen FSHF-ja me zgjedhjet Rajonale në Gjirokastrës si dhe në Shoqatat e tjera janë dërguar të gjithë në Gjykatë ku janë paraqitur prova se si njerzit e Dukës kanë falsifikuar firmat dhe shtuar në mënyrë anti-ligjore shtimin e votuesve", thuhet në deklaratë./ Tema

Ora 13:27
FSHF manipulon zgjedhjet edhe në Shoqatën Rajonale të Fierit, zgjidhet kryetar njeriu i Dukës

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ndalet. Edhe pse anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Fierit kërkuan të ndalej manipulimi i procesit zgjedhor për kryetar dhe të delegatëve, është zhvilluar procesi dhe kanë votuar 23 persona të pa konfirmuar nga vetë shoqata.

Pas përfundimit të votimit njeriu i Dukës Iljaz Haxhiaj është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Dutbollit në Fier.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 27/01/2022 21:40

    E Duka pergjigjet,"mos fusni hundet ne punet e FSHF-se,eshte COSA NOSTRA"

    Përgjigju
  • Peco: 27/01/2022 13:46

    Laze bythlepiresi idukes dhe ifatmir mediut.djale legen.

    Përgjigju
  • Ervin: 27/01/2022 13:44

    Ne nje shtet ligjor institucionet veprojne ne baze te ligjit. Duka ose FSHF mund ose jo te jene ato qe thuhet. Por cka eshte e rendesishme eshte legjitimiteti. Do te ishte mese normale qe institucionet, si policira, tatime, prokurori etj etj qe ky vend i ka pahesap, te veprojne vete, ne kryerje te detyrave te tyre dhe zbatimit te ligjit. Dhe jo te ndersehen nga zyrtare si bashkiak, deputet apo ministra. Kjo e fundit, veprimi me "urdher nga lart" eshte nje shkelje e ligjit sepse cenon pavaresine dhe demton nje proces ligjor te ardhshem. Ashtu si ne rastin e Agon Channel. Sa me shume te mbyllni syte para ketyre shkeljeve te renda dhe qe behen haptaz edhe ne publik,aq me keq do te thellohet keqqeverisja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?