Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot deputetët e PD dhe strukturat kryesore drejtuese për të diskutuar mbi nisjen e procesit zgjedhor në parti.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Basha pritet të nxjerr një udhëzim të ri për zgjedhjet në degë, seksione dhe grup seksione.
Zgjedhjet në Partinë Demokratike pritet të nisin në fillim të muajit tetor dhe do të përkojnë me evidentimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të PD.
Komento