Më 23 maj, demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Edhe pse është mjaft e qartë që Sali Berisha nuk do e lirojë vendin e tij, udhëzimi i firmosur më 18 mars dhe i bërë publik vetëm sot, përjashton njëherë e mirë Ervin Salianjin nga gara. Të dënuarit me vendim të ormës së prerë, nuk mund të garojnë, thuhet në udhëzim.
Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku, në ‘Studio Live’ tha se ish-deputeti do të vijojë dhe me një përpjekje të fundit, por nuk dihet nëse do të japë rezultat.
“Udhëzimi është qëndisur për Salianjin. Udhëzimi e lë jashtë Salianjin. 2 kriteret e para, Salianji i plotëson. Atë që dikur PD e quante burg politik, sot po e përdor kundër tij. Dënimi do ta ndalojë të jetë përballë Berishës. Burime më kanë konfirmuar që Salianji s’do e lërë me kaq. Do e bëjë përpjekjen e fundit nesër. Ai nuk është brenda vendit, do duhet që dikush në emër të tij të dërgojë dokumentacionin që duhet”, tha Maloku.
Në studio i ftuar ishte dhe avokati Idajet Beqiri, i cili garën për zgjedhjen e kreut të PD, e cilësoi fiktive për aq kohë sa Berisha nuk jep dorëheqjen nga drejtues partie pasi ka humbur zgjedhjet.
“Është garë fiktive. E bën fakti që kur futesh në garë, futesh me statut, dhe statuti është ligji. Statuti thuhet që nuk mund të kandidosh kur ke humbur zgjedhjet, por jep dorëheqjen, kur ti thua që nuk e përfill dhe do garoj, bëhet formale gara. Alesia Balliu ka bërë padi në gjykatë që të shpallet i pavlefshëm kandidati Berisha për të garuar dhe të japë dorëheqjen, se kështu e thotë statuti. Duhet të pezullohen zgjedhjet derisa ta zgjidhë gjykata. Saliu e do rezultatin 100% prandaj nuk pranon ai të tjetër. Nëse futet në garë Salianji mund ti marrë 200 vota. E thotë ai që 200 veta janë kundër meje? Nuk e duron ai”, tha Beqiri.
Ndër të tjera, gazetarja Maloku komentoi dhe luftën që ka nisur brenda në Partinë Socialiste mes Elisa Spiropalit.
“S’jam dakord që PD të drejtohet nga Sali Bierhsa. Një opozitë e dobët bënë që të kthehen sytë dhe nga zëra kritikë që ka brenda PS si rasti i Elisa Spiropalit. E rrallë që guxon të ngrejë zërin kundër lidershipit socialist. Jam dakord që Spiropali, mbase nuk është peshë e fortë në pjesën elektorale në PS, për atë që përfaqëson, fati që ka dalë kundër qëndrimeve të Ramës, është lajm i mirë kur partitë politike kanë zëra kundër. Spiropali kritikon Ramën për ndikimin e Ballukut” tha Maloku.
Nga ana tjetër, avokati Beqiri i cilësoi si hatër mbetje ndërsa shtoi se ata që i dalin kundër partisë, kanë dëmtuar veten.
“Ata që kanë dalë nga binarët, kanë dëmtuar më shumë veten, nuk i kanë bërë asnjë partisë politike. Maksimumi do të bëhet zhurmë mediatike dhe harrohen. Këta që janë deputetë apo që zgjidhen ministra është partia ajo që i ka bërë , që i mban dhe që u jep fuqi. Si individ ai ka vrarë veten”, tha Beqiri.
Komente









