Kryetari i komisionit Zgjedhor për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana tha se një ditë më parë Komsioni ka përcaktuar kalendarin e ecurisë së procesit zgjedhor, deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues. Gjana tha se janë 75.067 anëtarë me të drejtë vote në PD. Duke u ndalur tek kërkesa e kandidatëve për kryetar të PD për listën e anëtarëve të PD-së, Gjana tha se dje është zhvilluara një diskutim në lidhje më këtë dhe se do të respektohet ligji për të dhënat personale, të cilat përdoren vetëm nga personat e autorizuar. Gjana tha se këto të dhëna janë sensitive.
‘Komisioni ka përcaktuar një kalendar të ecurisë të të githë procesit të zgjedhjeve deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues. Fushata mbyllet në datën 11 qershor. Deri në datën 3 qershor, kryesitë e dgëve të PD-së në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin emrin e anëtarëve të komisioneve. Është përcaktuar një periudhë ku duhet të merren me trajnimin e komisionerëve. Deri më datë 6 qershor do të miratojmë modalitetin e fletëve të votimit. Brenda datës 7 do të miratohen vend votimet dhe listën e votuesve dhe modaliteteve përfundimtare të fletëve të votimit. Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me anëtarët e komisionit lidhur me agendën e takimit të kandidatëve.
Mendohet që të bëjmë trajnime në grupe zonash për komisonerët. Kemi marrë vendimin për të përcaktuar nr e qendrave të votimit, 71 degë të PD-së janë sot aktualisht. Në 5 prej tyre do të ketë dy qendra votimi dhe këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra. Në të gjitha degët e tjera do të ketë nga një vend votimit. Nr i anëtarëve 75 067 anëtarë me të drejtë vote në PD. Ka pasur një diskutim të qartë. Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive personale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë provesin të besueshëm dhe transparent. Statuti ka përcaktuar saktësisht se kush janë anëtarët me të drejtë vote dhe janë ato që disponojnë një teser partie.’- tha Gjana.
Po ky ishte me dosje sigurimi nga Pogradeci dhe Qendra Tirane e dosjeve? Akoma ne PD ky? E habitshme. Saliu e mbajti dhe mban dhe e perdor kur i duhet. Informator i Sigurimit te shtetit
Përgjigju