Zgjedhjet në Universitete, MAS 
miraton rregulloren e procesit

Zgjedhjet në Universitete, MAS <br />miraton rregulloren e procesit
Ministrja e Arsimit e Sportit Lindita Nikolla ka miratuar rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe ka lëshuar Urdhrin “Për fillimin e procesit zgjedhor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”.
 
Pas miratimit të tyre, të gjitha universitetet do të përfshihen në zgjedhje për organet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë dhe theksohet se zgjedhjet do të bëhen në mënyrë të fshehtë.
 
Kjo rregullore përcakton rregulla për përgatitjen, organizimin, zhvillimin, administrimin, mbylljen dhe shpalljen e rezultateve të zgjdhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese.
                                      
Menjëherë do të nisë puna për kushtet dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve, të drejtat dhe detyrimet e tyre, dokumentacionin zgjedhor, listat e zgjedhësve, apo edhe fushatat zgjedhore.
 
Në këto zgjedhje, është vendosur që të mos kandidojnë më rektorët apo dekanët që kanë kaluar dy mandate në drejtimin e këtij posti, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 20 prill, ndërsa fillimi i procesit bëhet më 16 prill.
 
Gara për drejtuesit e rinj të dekanateve dhe rektorëve nis brenda këtij muaji ku secili prej kandidatëve do të shpalosë platformën e tij me qëllim që të bindë votuesit për votën e tyre.
 
Në vendimin e marrë nga Ministria saktësohet se, një kandidat nuk mund të kandidojë për dy pozicione dhe fitues shpallet ai kandidat që ka edhe numrin më të madh të votave.
 
Por Ministria e Arsimit ka parashikuar edhe mundësinë kur në garë është vetëm një kandidat, ndaj ajo ka vendosur që në rast të tillë fitues mund të shpallet kandidati vetëm nëse ka marrë 50% të votave të hedhura në kutitë e votimit.



  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën