Zgjedhjet në Universitete në 20
 prill, largohet rektori Dhori Kule

Zgjedhjet në Universitete në 20<br /> prill, largohet rektori Dhori Kule
TIRANË - Në datën 20 prill do të zhvillohen zgjedhjet për Rektorët dhe Dekanët e rinj në universitetet publike. Ka qënë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila ka shpallur datën e zgjedhjeve gjatë një takimi me rektorët e Universiteteve.  “Periudha që keni drejtuar institucionet tona të arsimit të lartë është shoqëruar me momente arritje, me momente të caktuara që kanë nevojë për përmirësim dhe jam shpresë plotë që çdokush tjetër që do të rezultojë fitues i procesit zgjedhor do të jetë pasqyrë referimi se çfarë pikash të forta dhe rezultatesh pozitive janë arritur. Shpallim garën e re zgjedhore për të vijuar me një proces zgjedhor në datën 20 prill”, - u shpreh Nikolla.
 
Kush preket
Nga zgjedhjet e reja për drejtuesit e universiteteve, ndër të parët që do të largohet është Dhori Kule, rektori actual i Universitetit të tiranës. Sipas draft rregullores së Ministrisë së Arsimit një rektor mund të drejtojë një Universitet deri në dy mandate dhe Dhori Kule prej 8 vitesh është Rektori i UT-s. “Të drejtën për t’u zgjedhur si autoritet drejtues akademik i institucionit të arsimit të lartë publik e ka çdo anëtar i personelit akademik, që nuk ka fituar në të njëjtin funksion dhe në të njëjtin institucion dy mandate të njëpasnjëshme ose të ndara, të fituara sipas ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 ‘Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar’.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën