Zgjedhjet në Velipojë, anëtarët e PD
akuza Ramiz Çobajt: Po prish garën

Një ditë para zgjedhjeve për kreun e degës në Velipojë, Partia Demokratike është përfshirë nga akuzat dhe përçarja pas përplasjes me kryetarin e degës së Shkodrës, Ramiz Çobaj.
 
Për kryetar dege të PD në Velipojë kandidojnë Nikoll Marku, Sandër Viluni dhe Altin Kaçi.
 
Anëtarët e PD në degën e Velipojës kanë hedhur akuza mbi kryetarin e degës së Shkodrës Ramiz Çobaj se po mbështet kandidatin Nikoll Marku, të cilin e akuzojnë se mbështeti kandidaten e Partisë Socialiste Keti Bazhdari në zgjedhjet lokale të 2015 për bashkinë më të madhe në veri.
 
“Ramiz Çobaj po mbështet Nikoll Markun duke futur përçarje në parti. Nikoll Marku në zgjedhjet lokale bëri fushatë për Keti Bazhdarin kundër kandidates Voltana Ademi”shprehen demokratët e Velipojës.
 
Zgjedhjet në degën e Velipojës për kryetar dege do të zhvillohen nesër duke filluar nga ora 11:00, ndërsa të pranishëm pritet që të jenë edhe deputetë të qarkut të Shkodrës. 



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen