Zgjedhjet në Maqedoni/ Reka triumfon në komunat shqiptare, Pendarovski e Siljanovska në balotazh

Zgjedhjet në Maqedoni/ Reka triumfon në komunat shqiptare, Pendarovski e Siljanovska në balotazh

Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan zgjedhje për president. Në raundin e parë kryesues duket se është kandidati maqedonas Stevo Pendarovski i ndjekur nga Gordana Siljanovska ndërsa Blerim Reka i vetmi kandidar shqiptar ka udhëhequr në komunat me shumicë shqiptare. 

Sipas rezultateve të dala nga KSHZ-ja Perandovski (LSDM, BDI dhe rreth 30 parti të tjera) doli më i votuari me rezultat 42,68%, ndërsa pas tij u rendit Siljanovska (VMRO-DPMNE), e cila arriti të grumbullojë 42,55% të votave. Ndërkohë kandidati shqiptar Blerim Reka mori gjithsej 10,43 % të votave të numëruara.

Pas publikimit të rezultateve, të dy grupet politike maqedonase u deklaruan optimistë për fitore. Nga subjekti i kryeministrit Zoran Zaev u shprehën të bindur se Pendarovski do të shpallet president i ri i Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë, që pritet të mbahet më 5 maj të këtij viti.

“Stevo Pendarovski është në epërsi dhe fitorja në rrethin e parë është më se e qartë. Mbështetja e të gjitha bashkësive etnike pritet të konfirmohet me fitoren në rrethin e dytë. Pa dyshim se Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i shtetit”, deklaroi Aleksandar Kiracoski.

Ndërkohë përfaqësuesit e partisë VMRO-DPMNE u shprehën se kandidatja e tyre paraqet zgjedhjen e popullit të Maqedonisë së Veriut.

“Pushteti jopopullor është gjunjëzuar. Po udhëheqim në shumë komuna. Populli po fiton. Gordana Siljanovska është zgjedhja e popullit, populli është i mençur, energjik dhe çdoherë ka të drejtë. Pavarësisht presioneve të pushtetit, në përgjithësi kishim proces zgjedhor paqësor. Erdhi drejtësia kundrejt padrejtësisë”, tha sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti, Igor Janjushev.

Kandidati shqiptar Blerim Reka, i përkrahur nga dy partitë shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja “Besa”, u shpreh i kënaqur me rezultatet në komunat shqiptare ku tha se ishin bindshëm triumfues por edhe në komunat maqedonase duke thënë se kishte marrë vota në çdo komunë. Ai nuk la pa hedhur akuza lidhur me procesin zgjedhor duke thënë se elektorati ishte i kapur dhe votuesit kanë qenë nën kërcënim.

“Ne jemi shumë të kënaqur, kjo i ka kaluar pritshmëritë tona. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 në raport me kandidatët e tjerë. Vota kemi fituar edhe në komunat maqedonase. Koncepti ynë ‘Republika për të gjithë’ ka marrë mbështetje edhe në ato komuna ku nuk kemi shtrirje partiake. Kjo jep shpresë se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Me votat e siguruara ne kemi delegjitimuar partitë tjera shqiptare dhe kjo paralajmëron një pranverë politike. Falënderoj të gjithë ata që votuan për ne dhe ata që nuk votuan për ne duke e ditur se kanë qenë në një shantazh të madh sot.

Ne jemi shumë të kënaqur. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim ne, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi marrë vota. Maqedonia do të jetë një shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet që e quajtëm të kapur, menduam se mund të krijojmë një shtet, por nuk e menduam se mund të kishte dhe elektorat të kapur"”, deklaroi Reka pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • north macedonia: 22/04/2019 22:17

    shqiptare jane 40% sa mori reka? kjo eshte pesha e shqiptareve ne maqedonine e veriut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg