Zgjedhjet për Avokatin e Popullit, Alibeaj zbulon kandidatët e PD (EMRAT)

TIRANË- Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet për Avokatin e Popullit. Emri janë bërë me dije nga kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili tha në ditët në vijim do të paraqesin edhe gjendjen për ta.

Alibeaj theksoi se kanë zhvilluar disa faza votimi dhe analize me grupin e PD dhe kanë dalë në përfundimin se preferenca e grupit të PD është Ledio Braho, por të dy do të futen në garë. Alibeaj u shpreh se për të përzgjedhur kandidaturat janë ndalur në disa kritere, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale, si edhe të mos ketë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste.

"Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e këtë proces e kemi para me seriozitetin më të madh për shumë arsye. Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme maxhoranca. Në një përzgjedhje të pozicionit të avokatit të popullit kemi pasur edhe një lloj sqime që përmes pozicionit tonë të japim sinjale të forta për mënyrën se si duhet të zgjidhejn drjetuesit e institucioneve më të larta. Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste. Të mos kenë as më të voglën hije dyshimi lidhje me të shkuarën.

Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin. Në grupin e PD zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho", tha Alibeaj. 

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ishte parashikuar të bëhej në muajin korrik, por nuk u arrit dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës, për këtë arsye u shty. Në listën e kanidiadtëve për Avokatin e Popullit pati aplikuar edhe Erinda Ballanca që e mban këtë post aktualisht, por duket se nuk është përzgjedhur nga PD.

Si zgjidhet Avokati i Popullit

Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit të Kuvendit për çështjet ligjore që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, sipas vlerësimit të Komisionit. Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Ledio Braho dhe Dorjan Gjomarkaj

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHA JAHO: 26/10/2022 14:45

    Vetem Alket Jaupi eshte kantidati i pershtatshem per ate vend te tjeret jane mrroklla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë