Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara

Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara

Voltana Adem, Ardian Muka dhe Silvja Gjepali

Voltana Ademi, besnikja e Sali Berishës, e cila ka qenë edhe pikësynimi i këtij të fundit për të kandidiuar si pjesë e emrave për bashkinë Shkodër, duket se e ka zhgënjyer ish-kryeministrin. Teksa është përfolur si kandidate e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Berisha, burime për Report Tv, mësojnë se ajo ka refuzuar të kandidojë për një mandat tjetër në bashkinë më të madhe në veri vendit, bastion historik i së djathtës. Në mënyrë të papritur, Voltana Ademi është tërhequr nga gara mes kadidatëve të Berishës, të cilët do të votohen të dielën.

Ndërkohë, po të njëjtat burime thonë se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për Shkodrën do të jenë Bardh Spahija, Bashkim Rroji, Astrit Bushati dhe Irena Shestani. Ndërsa në Durrës, dy janë emrat të cilët kanë plotësuar deri tani formularin e përgatitur nga Komisioni i Rithemelimit urbanisti Ardian Muka dhe 28-vjeçarja Silvja Gjepali, e diplomuar për Teknologji Informacioni.

Anëtarët e PD që përkrahin Berishën do të votojnë nesër në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër mes disa kandidaturash, ndërsa emri më i votuar do të jetë kandidati zyrtar i Berishës për zgjedhjet në këto bashki. Ndërkohë, Berisha ende nuk ka mbyllur negociatat me partitë aleate, duke lënë të paqartë mënyrën sesi do të regjistrohet në KQZ. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Nuk rikandiduan për kryebashkiake në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk doja që gara të ishte e pabarabartë! Të bashkohemi me Berishën

1622298922_VoltanaAdemishkoder.jpg

Voltana Ademi ka vendosur që të mos kandidojë për kryetare e Bashkisë së Shkodrës. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ajo shpjegon të gjitha arsyet sipas saj. Ajo shprehet se do të mbështesë fort Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.

"Në procesin e propozimit të kandidaturave për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 mars 2022, jam ndër më të votuarit. Mirënjohja dhe falënderimi janë më e pakta që unë shpreh për të gjithë demokratët e Bashkisë Shkodër, janë motivi që unë të mos ndalem por të eci bashkë me të gjithë drejt një Shkodre e Shqipërie më të mirë për të gjithë. Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër.

Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë. Zgjedhjet e zhvilluara këto 31 vite, edhe ato të 25 prill 2022, kanë evidentuar individë me mbështetje të gjërë jo vetëm brenda demokratëve por edhe qytetarisë shkodrane. Zëri, mbështetja dhe vota ime, do të bashkohet me të gjithë demokratët e shkodranët, që me 30 janar 2022, në “primaret” e PD- së, të evidentojmë më të mirët, më të mirin, atë që ka mbështetjen më të gjerë. Është shërbimi më i mirë që i bëjmë Shkodrës, të sotmes e të nesermes. Pas 30 janarit, do të jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, një skuadër edhe më e madhe, e fuqishme dhe e bashkuar, për të vazhduar rrugëtimin e pandalshëm për të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët, Shkodrës. Vetëm të gjithë bashkë fitojmë, vetëm të gjithë bashkë mundim të keqen e madhe që ka kapluar këtë vend, vetëm të gjithë bashkë do ta ndërtojmë të nesermen më të mirë se e sotmja", shkruan Ademi.

Ora 13:46
Zgjedhjet mes kandidatëve të Berishës, kush janë dy emrat që kanë plotësuar formularin për të kandiduar për bashkinë e Durrësit

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës do të mbajë primaret e organizuara nga Sali Berisha, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Urbanisti Ardian Muka dhe 28-vjeçarja Silvja Gjepali, e diplomuar për Teknologji Informacioni, janë deri më tani dy kandidaturat që kanë plotësuar formularin e përgatitur nga Komisioni i Rithemelimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, PD Durrës njofton se procesi i votimit do të mbahet tek Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe do të fillojë në orë 08:00 deri në 17:00.

Ndërkohë një ditë më parë mbështetësit e Bashës në PD Dega Durrës kanë shprehur dëshirën për një bashkim, por duket se nga krahu tjeter mbështetësit e Berishën ia kanë kthyer duke i ftuar në primaret, ku duket se vetë Edi Paloka ka replikuar për këtë zhvillim.

Rreth një javë më parë u diskutua për daljen e një emri të përbashkët, por të dyja palet duket se nuk kanë rënë dakort për të bashkuar forcat duke i dhënë avantazh kandidates së Partisë Socialiste në Durrës.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 31/01/2022 10:40

    Ore nuk e kuptoj, keto kandidatet me çfarë sigle do futen? Se me PD e re nuk futen dot, nuk ka vendim gjykate, që po dhe të ketë nuk ka si të jetë në favor të këtyre, me të vjetrën jo e jo, me parti të re nuk kanë kohë. Apo presin nga LSI që të pranojë në cdo bashki kandidatët e PD e jo te vetët. Është absurde që vazhdojnë në ajër komplet

    Përgjigju
  • Shkodra_1: 29/01/2022 18:36

    Aq fort e do Shkodren sa e denon duke propozuar deshtake??! Si ka mundesi qe shkodranet e brohorasin??! Kaq poshte te kene rene valle??! Hiq ate Shestanin qe eshte e kulturuar dhe e qyteteruar te tjeret nuk bejne as per brigadier kooperative ne Bushat!! Le pastaj Bardh Spitullaqin qe ka 30 vjet qe ka ikur nga Shkodra dhe pretendon te jete qytetar i pare i saj!

    Përgjigju
  • Sing: 29/01/2022 13:40

    U terhoq nga frika mos e cojne ne biruce per vjedhjet qe ka bere

    Përgjigju
    • Paradhene e pasdhenie: 29/01/2022 20:27

      pse ste cojne me pas ne burg? duhet me para?! mblidhni mente o njerez. Kujto kete gje pas disa vitesh me ramen...jo shume, pak fare

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?