Gara për kreun e PD/ Bardhi për Report Tv: Nëse s’respektohet statuti partia sërish në ngërç! Me një proces farsë, kryetari i ri jo-legjitimitet për të drejtuar demokratët

Gara për kryetarin e ri, përmes një procesi ilegjitim dhe me pikëpyetje do ta fuste partinë në një tjetër ngërç, që nuk do t’i shërbente ringritjes dhe forcimit të PD. Mbi këtë argument, Gazment Bardhi, që mban aktualisht dy postet më të rëndësishme në parti pas kryetarit, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kreut të Grupit Parlamentar, mbështet qëndrimin e tij, se zgjedhjet për kreun e ri të partisë duhet të bëhen vetëm mbi respektimin e statutit.

Në një intervistë për Report Tv, Bardhi thotë se një kryetar I dalë nga një proces farsë, nuk mund të legjitimohet për të drejtuar demokratët.

“Unë jam i shqetësuar për thellimin e përçarjes brenda PD-së, që do ta dobësonte, jam, i shqetësuar për legjitimitetin e kryetarit të ri të PD nga një proces që ka pikëpyetjet e veta, së treti do ishte vrastare, futja e PD në një tjetër ngërç që vë në pikëpyetje legjitimitetin e institucionit. Ky ngërç i krijuar gjatë një viti ka qenë arsyeja pse PD është në kushtet që është. Demokratëve duhet t’iu japim institucione që kanë legjitimit të plotë dhe kanë autoritet të plotë për ta drejtuar PD drejt betejave të ardhshme elektorale.”, thotë Bardhi

Por cilat janë hapat që paralajmëron Bardhi, në kushtet kur kryesia e PD duket e vendosur për ta çuar para këtë proces?

“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm.” Shprehet Bardhi 

Sekretari i Përgjithshëm I PD Gazment Bardhi ndalet edhe te procesi I bashkimit, kur thotë se nuk bëhet fjalë për një proces mekanik të bashkimit në PD.

Ky i fundit ka qenë një nga zërat më të fortë që ka kundërshtuar hapjen e garës për kryetarin e ri të PD në këto momente, duke insistuar në implementimin e platformës së deputetëve, se fillimisht zgjedhjet duhet të bëhen në bazë, seksione, grupseksione e degë, e më pas për drejtuesin e PD.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta