Zgjedhjet- Sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve
TIRANË, 22 Prill/ATSH-Anila Struga/.- Ora 18:00 e ditës së mërkurë shënon dhe skadimin e afatit ligjor për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Burime zyrtare nga KQZ thanë sot për ATSH-në se deri më tani, pranë këtij institucioni nuk është paraqitur për regjistrim […]
/ATSH-Anila Struga/.- Ora 18:00 e ditës së mërkurë shënon dhe skadimin e afatit ligjor për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Burime zyrtare nga KQZ thanë sot për ATSH-në se deri më tani, pranë këtij institucioni nuk është paraqitur për regjistrim asnjë nga dy koalicionet kryesore që pritet të garojnë në këto zgjedhje. Një ditë më parë, KQZ iu rikujtoi partive politike se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është data 22 prill 2015, ora 18:00.
Neni 65, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Nisur nga numri i partive politike të regjistruara në KQZ si subjekte zgjedhore, koalicioni i majtë pritet të jetë në numër gati dy herë më i madh se ai i djathtë. Deri më tani figurojnë të regjistruara në KQZ rreth 57 parti, ndërkohë që lista e partive që do të jenë në aleancë me PS-në shkon në rreth 42 parti.
Dje, PS nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me partinë Demokracia Sociale, me të cilën është rënë dakord që të zbatohet fillimisht marrëveshja paraelektorale e 2013-s dhe më pas edhe bashkëpunimi për zgjedhjet e reja.
Po ashtu, një tjetër forcë opozitare, Partia Demokristiane, u rreshtua me koalicionin e majtë qeverisës, ndërsa aleati i tjetër i së majtës Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shpalli daljen vetëm në zgjedhje. Nga ana tjetër, për PS-në duket se është mbyllur mundësia për të pasur sërish në koalicion aleatët e saj të mëparshëm, si Partia Socialdemokrate dhe Partia Kristian Demokrate.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.3%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
11.9%
Vota total: 2673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29