Zgjedhjet, Topi: Po negociojmë 
me PS-në, s'ka ende marrëveshje

Zgjedhjet, Topi: Po negociojmë <br />me PS-në, s'ka ende marrëveshje
KORCE - Teksa ka uruar besimtarët Ortodoksë për festën e Pashkëve, nga Korça kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi ka folur në lidhje me negociatat që kjo forcë politike po bën me Partinë Socialiste për një koalicion të mundëshëm për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Në lidhje me këtë Topi është shprehur se negociatat me PS po vijojnë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

“Çdo parti orientohet drejt bashkëpunimit”,  është shprehur ai teksa ka theksuar se FRD-ja ka demonstruar forcën e saj.
 
Kryetari i FRD ka folur edhe rreth dekriminalizimit të parlamentit, duke u shprehur se edhe pse tingëllon shumë rëndë, parlamenti jonë ka brenda kriminelë. Sipas tij problemi qëndron në faktin që parlamenti është ndërtua mbi bazën e nje kodi zgjedhor që i ka dhënë hapesira të shumta të cilat nuk i takojnë dhe kjo bën që deputetët të kenë një sjellje arrogante.

“Ne jemi në linjën e pastrimit të politikës dhe kjo nis nga partitë politike, pasi atje është filtri”, është shprehur Topi nga Korça.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas