Ilir Meta i shkon Berishës në zyrë: Do i japim fund Ramës me protesta dhe zgjedhje! Po korrupton zyrtarët e shteteve partnere për t'i përdorur kundër demokracisë

TIRANË - Çdo të hënë, Ilir Meta e ka kthyer në zakon që të shkojë në zyrën e Sali Berishës. Ditën e sotme, në fokus të bisedës së tyre ishin protestat dhe zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ende nuk e kanë një datë për protestën e radhës, por thonë se kjo është mënyra që do të zgjedhin për të rrëzuar Edi Ramën, të cilit pretendojnë se do i marrin fitoren në zgjedhjet vendore.

Në një dalje për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kurseu edhe akuzat ndaj kreut të qeverisë se korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për t'i përdorur kundër demokracisë. Për këtë iu referua dosjes së ish zyrtarit të FBI dhe pretendon se Edi Rama e ka përdorur për të shkatërruar opozitën.

"Demonstrimit të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për t'i përdorur kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e shqiptarëve që duan shtet të së drejtës dhe të respektohen të drejtat e tyre. Ne do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. Rekordet janë tronditëse që nga shpopullimi,jemi vendi më i korruptuar, pagat janë 40% më pak se vendet fqinje. Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme. Mbështesim plotësisht PD në të gjithë kërkesat e saj të drejta dhe ligjitime", tha Meta.

Ndërsa Sali Berisha tha se diskutuan dhe ranë dakord mbi qëndrimet që duhet të mbajnë. Duke qenë se Kuvendi e përjashtoi për 10 ditë bashkë me 4 depuetë të tjerë për kaosin që shkaktuan të enjten e kaluar, Berisha thotë se Parlamenti humbi legjitimitetin me aktin që bëri.

"Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën", tha Berisha.

Debatet dhe kaosi i krijuar në Kuvend çuan deri në mbylljen e seancës dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha të enjten e kaluar. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e Nikollës. Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do jenë në punimet e Kuvendit, përfshirë mbledhjet e komisioneve dhe seancës plenare, për 10 ditët e ardhshme pasi u përjashtuan. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Sali Berisha flet për takimin me Metën: Diskutuam për gjendjen kritike në vend! Gjetëm pajtim për qëndrimet që duhet të mbajmë

Këtë të enjte, Sali Berisha do të mungojë në seancën plenare bashkë me 4 deputetë të tjerë pasi u përjashtuan nga Kuvendi për kaosin që shkaktuan në seancën e shkuar. Pas kësaj Berisha tha se do t'i përgjigjet me protesta, por ende nuk ka një datë. Në daljen për mediat pas takimit me Ilir Metën, tha se diskutuan dhe ranë dakord mbi qëndrimet që duhet të mbajnë.

"Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën", tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç