Zgjedhjet vendore, kandidatët për kryebashkiakë kërkojnë votën dhe bëjnë premtime! Sako me banorët e Sukthit: Vijojmë investimet në infrastrukturë

Pas nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë bashkie në disa qytete të vendit kanë kërkuar votën nga qytetarët, për të administruar qytetet e tyre, ndërsa kane prezantuar edhe programet e tyre dhe kanë përcjellë mesazhe për elektoratin e tyre.

Kandidatja e PS-së në Durrës, Emiriona Sako ishte në zonën e Sukthit, ku u shpreh se përpos investimeve të shumta që janë kryer gjatë këtyre 3 viteve, po vijon përmirësimi i infrastrukturës sipas kërkesave që kanë bërë vet banorët.

Ndërkohë në Vlorë, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Hysni Sharra u takua me biznese dhe banorë të Rajonit Nr.2 të qytetit të Vlorës. Ai prezantoi programin e tij për reduktimin e taksave dhe tarifave vendore.

Ndërsa Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës u takua me banorët e Rajonit 1 në qytetin e Vlorës. Gjatë takimit Dredha theksoi angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës së lagjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Kandidatja e PD për Fierin, Çelaj me banorët e Levanit: Demokratët s’mund të votojnë partinë e Ilir Metës

Kandidatja e partisë demokratike për bashkinë e Fierit Eriselda Zotaj Celaj në vazhdën e takimeve elektorale është ndalur ditën e sotme në një takim në Levan, aty ku ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 14 majit. Në një bashkëbisedim me anëtarë e simpatizantë të partisë demokratike, Zotaj Çelaj është ndalur edhe tek situata politike, ndërsa ka theksuar se në këtë zgjedhje demokratët do të votojnë partinë demokratike dhe jo Ilir Metën dhe koalicionin bashkë fitojmë. Sipas saj, beteja në këto zgjedhje është me partinë socialiste

Kandidatja Çelaj është shprehur se Levani, ashtu sikundër te gjitha njësitë administrative dhe një pjesë e madhe e qytetit, vuajnë mungesën e investimeve e dorën e shtetit, ndaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, edhe të atyre qe deri më sot kanë votuar partinë demokratike

Ora 19:50
PDIU fushatë në Fier: S’kemi pse mbetemi peng i së kaluarës, politikanët godasin njëri-tjetrin! Ne jemi gardian të Atdheut

1682272117_Screenshot3.jpg

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka qenë një ndër zërat e fushatës në Fier. Ajo është shprehur se PDIU e ka lënë pas të shkuarën dhe marrëveshjet me partitë e mëdha për shkak se ata e kanë përdorur kauzën e çamëve.

“Nuk ka qytet tjetër që unë vij me më shumë kënaqësi sesa Fieri. Si deputete e PDIU kam shumë gjëra që sot të ndihem krenare. Deputetët e tjerë për PDIU se kanë ngritur zërin kurrë.

Këto goditje nuk kanë reshtur, zotimet e mbajtura dikur në fakt kanë treguar që vetëm godasin njëri-tjetrin. Ne nuk kemi pse mbetemi peng i së shkuarës. Ne jemi gardianë të atdheut.

Ora 15:27
Pjerin Ndreu takime në Kallmet dhe Dajç: Në mandatin e dytë pesëfish më shumë investim

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14-majit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu zhvilloi  takime me banoret fshatrave Dajç dhe Koterr në Zadrime dhe Kallmet.

Në fjalën e tij Ndreu deklaroj se në mandatin e dytë do të vijojnë investimet në hapjen e kanaleve kulluese, infrastrukturën rrugore dhe garantoj ndërtimin e ujësjellësit të Dajçit.

Ora 14:48
Kandidati i Metës e Berishës për Himarën akuza deputetit të PS-së: Po bën fushatë me legalizimet

Kandidati për bashkinë Himarë, Fredi Beleri ka hedhur akuza të drejtim të deputetit të PS-së Vullnet Sinaj, për të cilin thonë se po shfrytëzon pushtetin për të përfituar vota.

Sipas Belerit kryesia e fshatit Kudhës ka vendosur në qendër të fshatit njoftimin se kush do që të legalizoi pronat të paraqitet tek zyra e deputetit Vullnet Sinaj çdo të hënë dhe të martë në Himarë. 

Për Belerin kjo gjë përbën shkelje flagrante të ligjit dhe këtë e kanë raportuar edhe tek vëzhguesit e Osbe por edhe në organet ligjzbatuese

Beleri thotë se raste të tilla ku qytetarët joshen për t’ju marr votën në Himarë janë të shpeshta. Sipas tij duhet të merren masa që këtij fenomeni t’i jepet fund pasi ndikon në rezultatin e zgjedhor. Beleri ka edhe një mesazh për qytetarët, për mos tu trembur nga asnjë lloji presioni dhe mos të bien pre e atyre që thjesht kërkojnë votën dhe më pas i harrojnë por me votën e tyre ti ndëshkojnë

Ora 14:30
Vendoret, kandidati i Berishës e Metës në Fier: Do bëjmë investime jo në mënyrë selektive e diskriminuese

Në vijim të takimeve në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli është ndalur në Baltëz, zonë kjo e banuar kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët janë shprehur se ndihen të pabarabartë dhe të diskriminuar, kryesisht në sektorin e punësimit, arsimit dhe infrastrukturës.

 “Duam t’i evidentojmë të gjitha problematikat dhe të ngremë prioritet që nesër kur të jemi në drejtimin e bashkisë Fier të ngremë prioritete për të bërë investime jo në mënyrë selektive dhe diskriminuese, por të fillojmë nga ato emergjentet dhe pastaj në realizimin e të gjitha shqetësimeve dhe problematikave tuaja”.- tha Kodheli.

 

Ora 14:25
Safet Gjici takim me banorë në Kukës: Ky është programi për 4 vitet e ardhshme

Gjatë takimit me banorë të fshatit Bicaj, kandidati i Partisë Socialiste prezantoi përpara tyre programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku në fokus ishte asfaltimi i rrugëve, rikonstruktimi i shkollave, mbështetja për turizmin si dhe për sektorë si bujqësia dhe blegtoria.

“Rehabilitimi i rrugëve të brendshme i të gjithë fshatrave të njësisë Bicaj. Rehabilitimi i shkollës së mesme “Bajram Avdiu”. Rehabilitimi i qendrës së fshatit Bicaj. Mbështetje për agroturizmin 3 vitet e para. Nuk do marrë asnjë taksë bashkia për të gjithë ata investitorë, fermerë që kanë interes të bëjnë bujtina apo komplekse turistike”, tha ai.

Ora 14:22
Jorgo Goro i PS takim me banorët në Qeparo: Gati projekti për ujërat e zeza dhe impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura

 

Kandidati socialist për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, Jorgo Goro zhvilloi takime me banorë të fshatit turistik të Qeparoit, të cilëve u premtoi se në 4-vjeçarin e ardhshëm në këtë zonë do të vihen në zbatim projekte të reja dhe do të bëhen investime të rëndësishme në infrastrukturë.

“Projektet e 4 viteve të ardhshme janë projekte që do t’i japin Qeparoit mundësinë të marrë një standard tjetër të zhvillimit dhe të turizmit. Sepse qeveria së bashku me donatorët do të bëjnë ujërat e zeza dhe impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura në të gjithë territorin e Qeparoit. Ndërkohë në bashkëpunim me donatorët dhe qeverinë shqiptare do të rregullojmë me standarde të kohës rrugën e Qeparoit-fushë me Qeparoin-lartë”.

Ora 14:19
Zgjedhjet/ Kandidati i PS-së në Vlorë takim me banorët e Rajonit 1: Do përmirësojmë infrastrukturën e lagjeve

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha u takua me banorët e Rajonit 1 në qytetin bregdetar.

Dredha theksoi angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës së lagjeve, duke u siguruar qytetarëve vlonjatë nëse i japin votën më 14 maj, se si ai ashtu edhe e gjithë administrata e Bashkisë do të jenë të përkushtuar në përmbushjen e këtij detyrimi.

"Kam qenë tek lagjja "4 Heronjtë", është detyrim jo premtim, detyrim i Bashkisë që ato rrugë të bëhen sa më shpejt dhe ky është premtimi i Ermalit dhe i gjithë administratës së Bashkisë. Edhe te rruga "Partizani" ka probleme tek fasadat e pallateve, për të cilat do të fillojmë një projekt që ti rehabilitojmë, ashtu siç i ka hije asaj lagjeje. Ne do të bëjmë maksimumin që të ketë hapësira argëtimi për fëmijët dhe për moshat e treta, të cilët të kenë mundësinë të argëtohen”.- tha Dredha.

Ora 14:14
Zgjedhjet vendore, kandidati i Berishës e Metës në Delvinë: Do të frenojmë largimin e banorëve

Duke shpalosur programin e tij për 4 vitet e ardhshme në Bashkinë e Delvinës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ilir Mehmeti, kërkoi votën e qytetarëve më 14 maj, duke premtuar ndryshime rrënjësore në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës së qytetit.

 “Programi ynë është një program i ndryshimit rrënjësor me projekte si: Frenimi i largimit të banorëve të Delvinës dhe fshatrave të saj nëpërmjet rritjes së zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies familjare. Rehabilitimi i objekteve të trashëgimisë kulturore. Krijimin i lehtësirave për sipërmarrje të ndryshme në fushën e fasonerisë, agroturizmit dhe fushatave të tjera. Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatrat e bashkisë. Rikonstruksion i shkollave dhe kopshteve”.- tha Mehmeti.

Ora 14:06
Kandidati i Berishës e Metës për Vlorën takim me bizneset: Do të reduktojnë taksat dhe tarifat vendore

Kandidati i Koalicionit " Bashkë Fitojmë ", Hysni Sharra u takua me biznese dhe banorë të Rajonit Nr.2 të qytetit të Vlorës.

Zemra e qytetit, një pjesë e bulevardit dhe unaza e tij, sipas Sharrës kanë plot qepena të mbyllur dhe biznese që punojnë për mbijetesë.  

Banorët dhe tregtarët dëgjuan programin e prezantuar nga kandidati Sharra për reduktimin e taksave dhe tarifave vendore, si dhe janë njohur me projektin e transformimit në infrastrukturë. 

Ora 12:37
Kandidatja e PS-së për Durrësin, takime ne zonën e Sukthit! Sako: Investime në infrastrukturë, siç kanë kërkuar banorët

Kandidatja e PS për bashkinë Durrës Emiriona Sako vijon fushatën elektorale ku gjatë një takimi me banorë të fshatit Vadardhë në zonën e Sukthit tha se së shpejti do të fillojë rikonstruksioni i dy rrugëve në këtë zone, proces që do përmbyllet brenda muajit që vjen.

Kryebashkiakja aktuale e Durrësit tha se kemi dëshirën dhe vullnetin që të realizojmë çdo kërkesë të banorëve dhe gjithë komunitetit.

‘Takim me banorët e Vadardhës në njësinë administrative Sukth. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Vadardhë të njësisë administrative Sukth. Iu bëra të ditur banorëve se së shpejti nis rikonstruksioni i rrugëve “Zef Ndreka” dhe “Bosko” me gjatësi 1.2 km. Asfaltimi i këtyre rrugëve ka qenë kërkesë kryesore e banorëve të kësaj zone të cilën ne po e bëjmë realitet. Të tjera projekte na presin për transformimin e të gjithë kësaj njësie administrative.’- shkruan Sako.

Në njësinë administrative Sukth përgjatë 3-viteve janë kryer investime të ndryshme në infrastrukturë; janë ndërtuar 5 objekte arsimore, është rehabilituar argjinatura e lumit Erzen në një gjatësi 1 km, janë pastruar rreth 4 km kanale vaditëse e kulluese duke i ardhur në ndihmë fermerëve si dhe janë rikonstruktuar disa rrugë.

 

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arturi: 23/04/2023 23:45

    Po ky gorua ska turp ky turpe madhi. Po akoma genjen ti o legen,o ajdut qe te ka ardhe spaku der ne llogara dhe i ka kthyher Rama. Po kushuririn pse ta vrau ai hallexhiu. Se e vodhe ti plere dhe e genjyhet duke mos u nhopur ja moret pronen fare pyyyyy plere qe ke surat e del akoma ne rruge. Kush voton goron ja fal pasurin e ti arabve

    Përgjigju
  • Max: 23/04/2023 14:21

    Asgje nuk do beni sepse jeni genjeshtar te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja