‘Nisma Thurje’ do të garojë në këto zgjedhje me synimin për të fituar në Këshilla Bashkiak. Drejtuesi i Nismës Thurje, në një intervistë për Report Tv tregon se sipas statutit të partisë, mund të futen në zgjedhje vetëm pasi të sigurojnë 1% të firmave të zgjedhësve në zonat ku ata do të garojnë.
Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri, drejtuesi i ‘Nismës Thurje’ tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare elektorati i dha mbështetjen dhe shprehet i bindur se edhe në këto zgjedhje do të kenë mbështetjen e tyre, pasi gjithmonë kanë punuar që të dëgjohet zëri i qytetarëve.
“Do garojmë për këshilla bashkiakë në qytete kryesore, në ato ku zgjedhjet e kaluar votuesit na dhanë mbështetje. Proces që duhen edhe dakordësia e brendshme, anëtarëve të nismës thurje, edhe firmat e qytetarëve, se nuk garohemi pa marrë 1% të zgjedhësve në çdo zonë ku garojmë”, tha Shabani.
Sipas tij, Shqipëria sot ka nevojë për një altenativë të re, pasi Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë një ofertë e vjetër që premtojnë sërish të njëjtat gjëra. Ai thotë se është gati të kandidojë përballë secili kandidat, qoftë edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Jo vetëm që nuk kemi asnjë lloj shmangie nga gara, të gatshëm për tu përballur me Veliajn dhe çdo kandidat tjetër. Shqipëria ka nevojë për një alternativë tjetër. Si Berisha, Meta dhe Rama ofrojnë të njëjtën gjë, rekorde me abuzime me pushtetin.
Kandidatët e Nismës Thurje kanë epërsi ndaj çdo kandidati tjetër. Epërsia morale, kemi protestuar për 10 vite, pala tjetër ka qenë mbi fadromë duke shembur teatrin, shtëpitë. Janë shumë më të përgatitur, jemi njerëz që nuk jetojmë me politikë, ne jemi pedagogë, mjekë, gazetarë. Ne merremi me politike së s’po bëjmë dot punët tona”, u shpreh Shabani.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj, ndërsa deri më tani duket se opozita do të shkojë e përçarë në këto zgjedhje. Sali Berisha dhe Ilir Meta do të futen me kandidatë të përbashkët, por grupi i Alibeajt nuk arriti dakordësinë me Berishën dhe do të dalin në këto zgjedhje të vetëm.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Mbyllet Tiktok dhe Snapchat? Mentor Kikia në Report Tv: Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale masë e duhur! Kemi mjedis social të dhunshëm! Motivon të rinjtë
20 Nëntor, 14:40
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
'Forcat e reja i bëjnë fresk Ramës', Endri Shabani replikon me Berishën: Je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama
16 Nëntor, 17:39
-
Projekt-buxheti 2025/ Tabaku në Report Tv: Nuk adreson zgjidhje për pensionet! Kemi propozim për minimumin jetik! Takimet e Ramës me pensionistët, justifikime
15 Nëntor, 14:13
-
Rikthimi i Donald Trump, Lufti Harizi në Report Tv: Në Kosovë nuk presim ndryshim! Nuk ka frikëson raporti SHBA- Serbi
8 Nëntor, 16:48
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53
-
Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!
4 Nëntor, 22:51
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
PD jashtë komisioneve ku u diskutua buxheti, Spaho për Report Tv: S’ishte vendim politik, jemi të përjashtuar! Duam qeveri teknike për zgjedhje të lira
4 Nëntor, 14:57
-
PS i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, Etjen Xhafaj: Gati të ulemi në tryezë me PD! Gazetarja: Jo për sy e faqe, duhet të ofroni diçka
1 Nëntor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
Ti o shthurjes qe kerkon antaret e keshllit bashkiak, je kulish i agush metaj dhe silikone kokmadhes. Po u monitoruan me ligj e drejtesi zgjedhjet ne 14 maj 2023,qe mos te mundin hajdutet e lsi&pl-cepani te blejne e vjedhin vota, te jeni te sigurte se ato pak vota qe mund te merrni nuk do u sherbejne per asgje. Zgjedhjet i fiton ps-ja dhe ju si opozite lesh arapi qe jeni bere do ndeshkoheni ne menyre,spektakolare si keqberesit e shqiptareve keto 32 vjet. Deri ne 14 maj keni kohe akoma te derdellisni larte e poshte, se per pune nuk ja thoni ju, puna juaj eshte vjedhja,korrupsioni,droga,vrasjet prapa malit apo ne pyjet e gjahut o te degjeneruar ne gjeneze.
Përgjigju