Rama: Burg kush gënjen në formularin e dekriminalizimit, kandidati të regjistrohet 1 muaj para fushatës

Rama: Burg kush gënjen në formularin e dekriminalizimit, kandidati të regjistrohet 1 muaj para fushatës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca do të bëjë dy ndryshime kryesore në Reformën Zgjedhore. Së pari, kush gënjen në formularin e dekriminalizimit do të dënohet me burg dhe kandidatura nuk do të regjistrohet një ditë para fushatës, por një muaj më parë me qëllim që të ketë sa më shumë kohë që të verifikohet pastërtia e figurës së çdo kandididati.

"Kush kapet me gënjeshtër në formularin  dekriminalizimin do të shkojnë në burg. Nuk e gjen dot se çfarë ka para 10 vjetësh. Ne do ta bëjmë tani ndryshe. Të mos regjistrohen më kandidatura, një ditë para se të fillojë fushata, por një muaj para se të nisë fushata dhe të verifikohet nga Prokuroria dhe Policia, dhe nëse dalin të dënuar do të futen në burg", tha Rama në "Opinion". 

Këto do të jenë dy nga ndryshimet që mazhoranca do të propozojë në draftin për Reformën Zgjedhore. Një vendim i tillë vjen pak kohë, pasi kandidati fitues në Shkodër, i dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri nuk mori detyrën për shkak se nuk kishte deklaruar në formular dënimin e tij në Itali.  Kreu i qeverisë mori vendimin për të larguar nga PS Pjetrin deri sa të zbardhet e vërteta.

Ndërkaq, PD-ja, e cila ishte ajo që publikoi dokumentet e dënimit me burg dhe më pas dëbimin nga Italia të Pjetrit, ka akuzuar edhe dy kryebashkiakë të tjerë socialist për fshehje të dënimit në formular, Mark Babanit të Vaut të Dejës dhe Agim Kajmakut, i Vorës. Për t'i sjellë fund këtij problemi, Rama deklaroi se për një periudhë një mujore, Prokuroria dhe Policia do të hetojë mbi të shkuarën e çdo kandidati.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vkr: 25/10/2019 03:06

    Per burg je ti ore kok*ar! Me te gjithe qe ke perreth!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille