'Zgjedhorja', Sulaj në '45 minuta': Propozimet jo për të sjell PD në pushtet, por të garantojnë votën e lirë

Nënkryetari i Partisë Republikane, Bledi Sulaj i cilësoi propozimet e paraqitura nga PD për reformën zgjedhore, si të nevojshme në këtë situatë të jashtëzakonshme ku ndodhet vendi. Pavarësisht se këto propozim cilësohen si drastike me ndërhyrje në Kushtetutë dhe kodin zgjedhor për krijimin e një qeveria tranzitore 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe ndërrimi i të gjithë drejtorëve të policisë, Sulaj tha se kjo është e vetmja mënyrë dhe që të sigurohet vota e lirë dhe 'gangsterët' të mos u tregojnë më qytetarëve se për kë duhet të votojnë.

Sulaj dhe se caktimi i krijimit të qeverisë teknik në Kushtetutë është rasti i Maqedonisë dhe se nuk shikon asgjë të keqe në krijimin e saj. Ai tha se këto propozime nuk i shërbejnë PD për ta sjellë në pushtet dhe as nuk bëhet për 't'ia bërë ferr Ramës', por shërbejnë që të garantohet vota e lirë e qytetarëve, pasi vendi ka treguar se nuk është e aftë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

'Qeveria teknike është rasti i Maqedonisë dhe për këtë duhet ndërhyrje në Kushtetutë. 3 muaj para zgjedhjeve le të vendosim persona që nuk kanë lidhje me politikën dhe të mund të organizojnë zgjedhjet. Qeveria teknike nuk sjellë asgjë të keqe as për Ramën apo për ne kur të jemi në qeveri. Ky ndryshim do i shërbej opozitë në të ardhmen. Propozimet për të mos pasur më kriminalizimin dhe vjedhjeve të votave, çon në këto masa drastike. Ndryshimi i drejtorëve të policë, pasi gangsterët janë të lidhur me shefat e komisariateve që u japin hapësirat e nevojshme për të manipuluar zgjedhjet. Ky sistem prishet 3 muaj para zgjedhjeve do të ndalojë krimin zgjedhor. Nuk po e bëjmë këtë për të sjellë të djathtën në pushtet, por që qytetarët të marrin një garanci të qartë që vota e tyre nuk do të vidhet dhe se gangsterët nuk do na tregojnë më se për kë duhet të votojmë. Këto masa drastike janë marrë në një moment të jashtëzakonshëm për vendin', u shpreh Sula për gazetarin Denis Minga në 45 minuta.

Në propozimet e paraqitura nga Partia Demokratike, tre janë kërkesat kryesore, e para qeveria kujdestare tranzitore para zgjedhjeve, e dyta emërimi i një drejtori të ri të policisë së shtetit 100 ditë para procesit zgjedhor nga ministri i Brendshëm teknik dhe e treta që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK-u. Gjithashtu në draft, PD-ja kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të vendosë në lëvizje të gjitha institucionet në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore.

PD-ja kërkon që KQZ -ja të pajisë me sistem monitorimi me kamera të gjitha qendrat e votimit që monitoron procesin zgjedhor dhe të shihet mundësia  që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Anti-KÇK, Sulaj: Bankat nuk janë në filtër të plotë, me qindra llogari mund të riciklohen nga krimi

Nënkryetari i Partisë Republikane, Bledi Sulaj tha se akti normativ i qeverisë për luftën kundër krimit dhe sekuestrimin e pasurive të kriminelëve ka dy anë: show-n mediatik dhe arritjen e fryteve, por që kjo e para po mbizotëron gjatë aksionit. Përballë gazetarit Denis Minga në '45 minuta', Sulaj tha se sot sistemi bankar nuk është në filtër të plotë dhe se janë me qindra llogari bankare të personave që nuk jetojnë më që mund të përdoren për riciklim nga paratë e pista të krimit. Sulaj tha se tashmë krimi i legjitimon paratë përmes bankave në nivelit të dytë dhe këtu duhet të ndërhyjë policia e shtetit dhe të gjitha institucionet nëse kërkojnë që të godasin pasuritë e krimit.

'Jemi të gjithë dakord në luftën kundër krimit të organizuar. Por duhet të ndajmë dy gjëra, show mediatik dhe arritja e marrjes së fryteve. Ky është një show mediatik pasi një qeveri që ka sjellë kriminelët në pushtet nuk është i predispozuar për të luftuar krimin. Akti normativ erdhi si nevojë për të pasur nga kontroll nga ministria e Brendshme dhe policia e shtetit mbi jetën në Shqipëri. Por këto metoda që po ndiqen nuk janë efektive për të luftuar krimin e organizuar. Nuk ka në asnjë vend të botës që të mendohet se këta kriminale t'i kenë paratë në emër të tyre. Krimit i kapet pasuria për mes gjurmimit, përmes atyre që i rrethojnë. Sot kemi një sistem bankar që nuk është i futur në filtër total, janë me qindra llogari bankare , që tashmë kanë humbur jetën, që mund të përdoren për riciklimin e parave të pista të krimit. këtu duhet të ndërhyjë policia e shtetit. Këtu duhet të ndërhyjnë të gjithë institucionet shtetërore për të gjurmuar paratë. Paratë e krimit tashmë nuk janë më që grumbullohen në një vend, por kalojnë dhe legjitimohen përmes bankave të nivelit të dytë', u shpreh Sulaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave