TIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ -INUK në të pestën ditë të aksionit të tij për lirimin e hapësirave në zbatim të projektit për zgjerimin e Rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, Vlorë ka ekzekutuar vendimet për prishjen e 18 objekteve; 4 trekatëshe, 1 dykatëshe dhe 13 njëkatëshe.
Sipas një njoftimi për shtyp, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po punon intensivisht, me disa mjete të rënda që të përmbyllë aksionin, gjatë të cilit u ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste.
INUK është i vendosur të zbatojë ligjin për realizimin e projekteve me rëndësi kombëtare, thuhet në njoftim.
/f.n/