I përditësuar
Gjithashtu edhe Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar sot  se FRD pranon ftesën publike të Kryeminstrit Rama për t'ë nisur negociatat për t'u bërë pjesë e koalicionit të mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit
Kryeministri Edi Rama ka arritur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Maqedonase, Edmond Themelko
TIRANË, 2 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Në kuadër të aleancave për koalicionin e mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit, Kryeministri Edi Rama ka arritur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Maqedonase, Edmond Themelko.
Me anë të një fotoje në rrjetin social "Twitter"Rama shkruan, "Me Themelkon kryetar i partisë maqedonase e i Bashkisë Pustec, pas marreveshjes për futjen në koalicionin fitues:-)".
Partia e maqedonasve në Shqipëri e quajtur Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane (MAEI) ka qenë dy herë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.
Në radhët e koalicionit të mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit, përveç dy partive kryesore qeverisëse, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, është afruar edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që në zgjedhjet e shkuara ishte pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi; Foto:Agim Dobi
Gjithashtu edhe Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp pas Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie, se FRD pranon ftesën publike të Kryeminstrit Rama për t'ë nisur negociatat për t'u bërë pjesë e koalicionit të mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit.
"Jemi forcë politike e qëndrueshme. Strukturat tona janë duke shkuar në zgjedhjet mbi bazën e parimit një anëtar, një votë. Sot duhet të ecim paralelisht, të forcojmë strukturat, por edhe të marrim pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit. Kemi vlerësuar pozitivisht një ftesë publike, një ftesë që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh, ftesë që erdhi nga z. Rama, z. kryeminstër, 3 ditë më parë. Pikërisht për këtë arsye FRD sot ra dakord, jo për koalicion, se të hysh në kolicion ka etapat e veta dhe kërkon kohë, por pranon ftesën e z. Rama për të hyrë në negociata për koalicion dhe çertifikoi grupin negociator që do të kryesohet nga unë. Z.Oketa dhe z. Sali Shehu", tha kreu i FRD, Topi.
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi; Foto:Agim Dobi
Sipas ish-Presidentit Topi, "negociatat nuk bëhen thjesht për interesa elektorale. Negociatat fillojnë me parimet më të rëndësishme që janë pjesë e FRD-së, për rëndësinë që kanë partitë për të forcuar shtetin dhe institucionet. Do të paraqesim nevojën për disa rregullime në Kushtetutën dhe Kodin Zgedhor. Zgjedhjet e pushtetit vendor janë zgjedhje administrative dhe janë zgjedhje që do t'i shërbejnë qytetarëve". /f.n/