Caktohet trupa e re për Izet Haxhinë dhe gjyqtarja për grupin e Shullazit (Emrat)

Caktohet trupa e re për Izet Haxhinë dhe gjyqtarja për grupin e Shullazit (Emrat)

Izet Haxhia dhe Emiljano Shullazi

TIRANE-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë në trupën gjykuese të dosjes së grupit të Emiljano Shullazit. Ajo është Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Apelit të Krimeve të Rënda. Procesi ishte zvarritur për disa seanca se nuk plotësohej trupa, pasi Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

Gjyqi i Shullazit dhe përjashtimi nga trupa i Dollanit
Në nëntor të vitit të kaluar grupi (Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela) u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti, pasi janë shtyrë tetë seanca, e fundit në datë 2 maj. Tre seanca më parë mbrojtja e Blerim Shullazit kërkoi përjashtimin e gjyqtares Dollani, e cila u pranua.

Dënimet për grupin e Shullazit
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.

TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg

Caktohet trupa e re për Izet Haxhinë
Ndërkohë që sot është caktuar edhe trupa gjykuese për dosjen e Izet Haxhisë. Për ish-trupërojën e Berishës pritet që procesi të nisë nga e para në Gjykatën Penale të Tiranës. Kryesues do të jetë Lazer Sallaku, ndërsa anëtar Erjon Bani dhe Kujtim Vranici. Pas 17 vitesh nga dënimi në mungesë, Izet Haxhia truprojë i ish-presidentit Sali Berisha fitoi të drejtën e rigjykimit nga drejtësia shqiptare, duke rihapur kështu të konsideruarën vrasja e shekullit, atë të ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes 'Hajdari' dhe procesi do të rinisë  në Gjykatë e Shkallës së Parë. Haxhia është dënuar me 25 vite  burg, vendim i marrë në mungesë të tij, autorësinë e të cilit nuk e ka pranuar asnjëherë.

Dosja Haxhia
Izet Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. Nga ai dënim e deri në Maj 2018 kur Izet Haxhia erdhi nga Turqia, ai ishte në arrati ku kërkonte rihapjen e procesit. Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa në 18 mars tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë. Ish-lideri i dhjetorit '90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan disa persona përfshi dhe ish truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia me 25 vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Tensionet te sheshi Uilson, Gazment Bardhi: Sa herë ka thirrje 'Rama ik', policia agresive ndaj qytetarëve

Protesta e PD-së/ Tensionet te sheshi Uilson, Gazment Bardhi: Sa herë ka thirrje 'Rama ik', policia agresive ndaj qytetarëve