Kur sekretari amerikan i Shtetit J.Kerry në Konferencën e Mynich-ut etiketoi rrezikun e madh që vjen nga oligarkia e re, kontrolluese mbi politikën, ekonominë, shtetin, sistemin e drejtësisë dhe median, - pothuajse të gjithë qytetarët e rajonit tonë, përfshirë Shqipërinë, e gjetën veten pjesë të këtij realiteti. Kerry nuk përmendi emra shtetesh dhe nuk ka arsye ta bëjë, por po të shohim zhvillimet politike të viteve të fundit në rajon dhe në vendin tonë gjende prova të mjaftueshme për të mbështetur tezën e tij.
Këtë javë dy vende ballkanike gjenden në protesta: Bosnja dhe Kosova. Në Bosnje punëtorë dhe studentë po bëjnë atë që ne, shqiptarët, bëjmë kur grindemi për vjedhjen e votave, - protesta masive, përleshje, viktima të shumta, djegie të shumë ndërtesave qeveritare, etj. Në Kosovë gjithashtu një pjesë e studentëve është në protestë në emër të profesionalizmit dhe depolitizimit të UP. Duket sikur midis tyre nuk ka ngjashmëri, por një koment i BBC dje gjeti paralelizma në thelbin e dy protestave, - reagim ndaj papunësisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike.
Diku në më juglindje, në Turqi rinia studentore dhe aktivistë të shoqërisë civile udhëhoqën protesta disajavore kundër arrogancës së qeverisë. Protesta nuk pati sukses, por zhvillimet më pas, me zbulimin e skandaleve politike ku bëjnë pjesë zyrtarë të lartë dhe familjarë të tyre, me arrestimet dhe shkarkimet e shumta në nivelet e larta dhe të mesme të qeverisë, - janë dëshmi se efekti i reagimit civil e qytetar ishte tronditës dhe mbetet rreziku kryesor ndaj personalizimit të pushtetit nga “sulltani” i ri i Turqisë post Ataturk-ut.
Fqinje me Turqinë, edhe Bullgaria shënoi protesta masive qytetare kundër korrupsionit. Gjatë muajve të kaluar protestat sollën rrëzimin e qeverisë dhe imponuan një katarsis të dukshëm në jetën politike. Motivi i tyre kryesor ishte reagimi ndaj korrupsionit dhe papunësisë, gjendjes ekonomike dhe perspektivës së zymtë të një vendi, i cili me hyrjen në BE ka zgjidhur vetëm kriterin politik të procesit.
Në këtë valë protestash dhe lëvizjes qytetare, sidomos studentore, Tirana ende bën përjashtim. Ajo që ne pamë në nëntor 2013 në një reagim emocional për armët kimike, ishte pozitive në suksesin e mediave sociale për të provokuar shpirtin e protestës, por mbetet e pakrahasueshme me gjithçka përfaqësojnë protestat e tjera në rajon. Sepse ndryshe nga vendet e tjera, tek ne problemin dhe zgjidhjen i shikojmë tek i njëjti burim, - tek politika e ditës, kurse në vendet e tjera të përmendura më lart, problemi shihet tek politika e ditës, zgjidhja shihet jashtë saj, madje duke e tejkaluar atë.
Shqipëria ka një alibi: ka bërë zgjedhje dhe ka bërë rotacion politik. Nëse në fuqi do të ishte ende modeli politik dhe ekonomik i katër viteve të kaluar me siguri që edhe këtu do të kishte protesta, por vota e zhvendosi burimin e protestës, duke krijuar një shans të ri për korrigjimin e qeverisjes. Gjithsesi Shqipëria nuk është jashtë këtij procesi. Për disa arsye thelbësore. Së pari sepse sipas kritereve të oligarkisë të përmendur nga J.Kerry, Shqipëria është nga ato vende ku oligarkia ka totalisht nën kontroll institucionet politike, kushtetuese, ekonomike, mediatike dhe shoqërinë civile.
Këtu nuk ka të majtë dhe të djathtë klasike, ka interesa të oligarkisë që lëvizin herë majtas dhe herë djathtas, në funksion të nevojave të ditës. Dy palët debatojnë deri në detaje të parëndësishme, por në agjendën e oligarkisë, dy palët kanë konsensus të plotë, ndajnë pushtet dhe mbrojnë interesa, refuzojnë çdo nismë për transparencë dhe hetim, janë unanime kundër çdo sistemi vlerash në emër të pragmatizmit për pushtet dhe në rrugë kapilare kanë krijuar një mekanizëm korruptiv emërimesh, punësimesh, sjelljesh, vendimesh klienteliste që fillon në zyrat më të larta të shtetit dhe përfundon në zyrat më të largëta të periferisë në fshatra apo komuna.
Shqipëria, në anën tjetër, ka disa tipare të tejkaluara tashmë në Bullgari, Rumani, Kroaci, madje edhe në Bosnje ku Presidenti u arrestua për korrupsion. Vendi unë përballet me një klasë politike që me ndërgjegje ka hequr dorë nga katarsisi dhe drejtësia; vetëm këtu gjenden parti me shumicë të majta e të djathta që i ngjiten me çdo kusht nga pas pushtetit, vetëm këtu gjenden parti që mbrojnë me çdo çmim interesat personale e familjare të titullarit të tyre, vetëm këtu gjenden politikanë të korruptuar që kurrë nuk dalin as formalisht përpara drejtësisë, vetëm këtu krim është të filmosh apo publikosh aferat korruptive të politikës dhe jo të bësh afera korruptive.
Edhe pas 24 vitesh tranzicion, të kërkosh transparencë, barazi, respekt, drejtësi, konkurrencë, sjellje ligjore dhe më shumë qytetari, - të kesh një opinion kritik me pushtetin, por edhe me nocionin e pushtetit (shefin, drejtorin, pronarin, kolegun, dekanin, komandantin...dhe çdo formë tjetër të eprorit në çdo hierarki administrative) është baras si të jesh me biografi të keqe, denigrohesh, je viktimë e arbitraritetit dhe për më tepër, kjo sjellje pranohet në publik si diçka rutinore, e pritshme, e kuptueshme, e pandryshueshme. Pikërisht kjo është klima që krijon oligarkia me sundimin e saj arrogant mbi demokracinë dhe vlerat e saj, pikërisht këtu gjenden pikat e dobëta të sistemit dhe shoqërisë shqiptare dhe me siguri, edhe frymëzimet e mundshme për reagime qytetare në të ardhmen e afërt.
Politikanët nuk shqetësohen për protestat ndaj tyre sepse oligarkia mundëson riciklimet periodike, por një shoqëri e shtet serioz shqetësohet dhe i merr sfidat seriozisht sepse kostoja e protestës apo revoltës, pavarësisht motiveve, kurdoherë në tranzicionin tonë është përkthyer në kosto morale, politike, financiare, sociale dhe kulturore për shtetin, shoqërinë dhe qytetarët. Fakte dhe analiza të tilla apelojnë thelbin e sfidës shqiptare: ky vend nuk ka më nevojë për ndryshimi e klientelës së pushtetit, por për ndryshimin e sistemit.
Ndaj sot, ata që janë pjesë e oligarkisë dhe kanë ende fuqi e vullnet të ndahen prej saj, që promovojnë diçka tjetër nga oligarkia dhe që e duan këtë vend më shumë sesa partinë, postin apo pasurinë e tyre, do të duhet ta përdorin pushtetin dhe fjalën e tyre në mazhorancë apo opozitë për të promovuar gjithçka që sot nuk promovohet: dialog politik institucional, dialog social aktiv, shtet ligjor, sjellje ligjore, sjellje institucionale, transparencë, akte konkrete ndaj korrupsionit të lartë, ikje nga praktikat e parcelizimit partiak e familjar të pushtetit, demokraci brenda partive dhe demokraci jashtë tyre, - pra gjithçka që i shërben shtetit e qytetarëve, gjithçka që oligarkia nuk pranon dhe gjithçka që realisht duan/deshën qytetarët e këtij vendi kur me 23 qershor ia kushtuan dy orë të jetës së tyre vendimmarrjes në votime.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com