Zhang me 'shpatulla pas murit', borxhi 380 milionë euro e largon sot nga Interi! Oaktree gati për pronësinë

Zhang me 'shpatulla pas murit', borxhi 380 milionë euro e largon sot nga Interi! Oaktree gati për pronësinë

Steven Zhang

Afati është deri sot në orës 17:00, me Steven Zhang dhe Suning që nuk do jenë më pronarët e Interit.

Aventura e Zhang dhe Suning në drejtimin e Interit do të marrë fund, pa ndonjë surprizë të bujshme, kur nëse nuk ka marrë transfertën bankare për gjendjen e kredisë së dhënë në vitin 2021, Oaktree do të mund të nisë procedurën e ekzekutimit, duke u bërë efektivisht pronari i ri i klubit zikaltër.

Në 2021, Zhang mori një borxh prej 280 milionë eurosh te Oaktree dhe tanimë me interesa kjo shumë ka shkuar në 380 milionë euro. Te Inter po punojnë për një zgjidhje, teksa sipas medieve në Itali, nëse ajo nuk u gjet brenda tre viteve, nuk ka të ngjarë të zgjidhet në orët e fundit.

Suning dhe Zhang nuk janë të gatshëm të paguajnë, pasi ende nuk e kanë këtë shumë dhe zgjidhja e deritanishme ishte një tjetër borxh për të financuar borxhin, duke "hequr qafe" Oaktree.

Laku është ngushtuar dhe drejtuesit e klubit janë me shpatulla pas murit, sidomos Steven që pak ditë më parë ia bëri të qartë situatën fansave me anë të një letre të hapur.

Është e vështirë të presësh diçka të re në këtë ditë të fundit të epokës Zhang. Në të vërtetë, ka të ngjarë që do të kalojë pa zgjidhje, me Oaktree që pret dokumentacionin dhe i gjithë Interi është gati të mirëpresë pronësinë e re. Ditët që do të vijnë do të jenë plot kuptim. Këto do të jenë ditët e burokracisë (shpërbërja e Bordit Drejtues dhe emërime të reja) duke pritur që të vijnë ditët e planifikimit.

Marotta, Ausilio dhe Antonello duhet të kenë besimin e pronarëve të rinj, teksa janë planifikuar rinovimet me Lautaron, Barellan dhe Simone Inzaghin. Përpara këtyre Inter do duhet të zgjidhë çështjen e pronësisë dhe të gjitha kushtet thonë se Zhang nuk do mundet ta mbajë klubin, vetëm në rast se do ketë surpriza në fund apo një marrëveshje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja