Zhani Ciko mëson “poezi” përmendësh

Zhani Ciko mëson “poezi” përmendësh
Pak para ardhjes së kryeministrit në mbrëmjen gala mbajtur me rastin e 28 nëntorit në Teatrin e Operas dhe Baletit, drejtori Zhani Ciko ndihet shumë i emocionuar që organizon një festë kaq të madhe për krerët e shtetit. Madje për të treguar se është një drejtor i devotshëm ka ndalur për pak çaste krah Neritan Cekës dhe duket sikur po përsërit me shumë pathos ndonjë poezi apo fjalim që ka vendosur “ta recitojë” para kryeministrit Berisha, presidentit Topi dhe kryeparlamentares Topalli. Fundja ai ka të drejtë të ketë shumë emocionet, pasi Ciko është i dyti pas Arvizu që arriti t’i mblidhte se bashku në një takim të vetëm tre krerët e shtetit që prej kohësh po i mbajnë një mëri të gjatë njëri-tjetrit. Madje për rëndësinë e kësaj “poezie” dhe mesazhin që përcjell është interesuar edhe vetë Neritan Ceka, këshilltar i Berishës i cili është kujdesur gjithashtu edhe për organizimin e kësaj feste me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja...çfarë thonë yjet për ju sot