Zhbllokohet markimi i karburanteve
 Mister vendimi i djeshëm i "GFI"
 

Zhbllokohet markimi i karburanteve<br /> Mister vendimi i djeshëm i  ">
 Kompania konçensionare e markimit të karburanteve "GFI", ka nisur punën. Duket se është zgjidhur ngërçi me qeverinë. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dijë se mbrëmë është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të kompanisë dhe Ministrisë së Financave. Palët kanë rënë dakord çka ka sjellë nisjen e punës nga konçesionari.
 
Ende nuk dihet se cilat janë pikat e marrëveshjes dhe pse "GFI" bllokoi punën dje në "Porto Romano". Kompania pritet të dalë me një deklaratë gjatë ditës për të shpjeguar këtë situatë.
 
Konflikti mes tyre u krijua, pasi kompania "GFI" kërkoi që të markohej edhe nafta bruto.
 
Ditën e djeshme u paralizua puna, pasi mosmarkimi i karburanteve bllokoi furnizimin me naftë në vend.
 
Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Shqiptarja.com Luigj Aliaj për e cilësoi bllokimin e markimit nga ana e konçensionarit si vendim arbitrar që kishte për qëllim presionin ndaj qeverisë për të përfituar dhe të drejtën e markimit mbi naftën bruto.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre