Zhduken vepra të rralla të
Muzeut Historik të Beratit

Zhduken vepra të rralla të<br />Muzeut Historik të Beratit
Piktura mbi dyqindvjeçare e piktorit Gjergj Trifoni e zhdukur nga Muzeu Historik i Beratit pas vitit 1991, nuk dihet se ku ka shkuar, pohon drejtoresha e Muzeut Historik të Beratit Marela Guga.

Historia e zhdukjes së pikturës së vjetër u bë publike dy ditë më parë në Report TV. Bëhet fjalë për tablon me Skenderbeun mbi kalë që ka në sfond lagjen Mangalem të Beratit.

Tabloja e blerë në Athinë që në vitin 1925 nga familja elbasanase Kreka ishte pronë e Muzeut të Beratit që nga viti 1987.  Guga pohon se vetëm ka dëgjuar për pikturën, por s’e ka gjetur në muze kur mori detyrën. 

‘’Unë jam në dijeni për ekzistencën e një pikture të tillë në Muzeun Historik të Beratit, nga një njoftim që kam gjetur rastësisht në dokumentat e këtij muzeu, i cili na bën me dijë mbi pikturat e ardhur e piktorit Gjergj Trifoni nga Greqia në drejtim të Beratit. Por në fakt në këtë muze nuk kam gjetur një pikturë të tillë’’,-u shpreh Guga.  

Sipas Gugës tabloja e Gjergj Trifonit nuk është e vetmja që ka humbur, por kanë humbur edhe abazhurë argjendi, vepra arti e shumë objekte të tjera.

‘’Nuk është e vetmja kjo pikturë që ka ‘’humbur’’, sepse Muzeu i Beratit ka pasur materiale nga më të mira’’,-u shpreh Guga. 

Muzeu Historik i Beratit u shkatërrua pas viteve ‘90 dhe reliket e tij të shumta janë strehuar në një nga zyrat e rëndomta të pallatit të kulturës.

Guga pohon se në fondin e tij ka ende gjëra me vlerë, ku veçon tablonë e qëndisur nga heroina e popullit Margarita Tutulani.

‘’Pas viteve ’90 kjo trashëgimi e vyer e Beratit humbi pa lënë gjurmë. E vetmja gjë që kemi në këtë muze është një qendisje e Margarita Tutulanit që e ruajmë me shumë fanatizëm’’,-u shpreh Guga.  

Po çfarë është bërë deri më sot për humbjet e mëdha të trashëgimisë. Marela Guga thotë se institucionet asnjëherë nuk e kanë çuar deri ne fund kërkimin e objekteve.

‘’Kjo pikturë mendoj unë që nuk është në qytetin e Beratit sepse do të ishte fatmirësi po të ishte në këtë qytet, por kush e di ku ka përfunduar. Shumë herë kanë ardhur dhe janë interesuar për vlerat e muzet nga institucione shqiptare por kanë ngelur pezull pa i çuar deri në fund kërkimin e atyre veprave të tragjëgimisë kulturore që kanë humbur’’,-përfundoi Guga. 

Ndërsa së fundi se pritet që të ndërtohet muzeu historik në Berat, Guga apelon për kërkimin dhe rikthimin e objekteve muzeale.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre