Prej më se dy javësh, çifti Pesho rezulton i humbur në Castelfiorentino, në Itali. Ditët e fundit çifti Shpëtim dhe Teuta Pesho është parë në tregun e qytetit. Më pas nuk janë përgjigjur as në telefon, por janë larguar duke marrë çdo gjë nga shtëpia e tyre. Cifti ka jetuar për një kohë të gjatë në Castelfiorentino, por është zhdukur pa lënë gjurmë.
Mbas pritjesh të shumta kanë qënë dy vajzat e tyre të cilat kanë denoncuar zhdukjen e prindërve në polici, por edhe duke kërkuar ndihmën e emisionit italian “Chi l’ha visto”?
“Prindërit tanë janë zhdukur, jemi të shqetësuara. Kemi menduar çdo gjë, nuk arrijmë të dimë se ku kanë përfunduar”.-janë shprehur vajzat.
Të afërmit bëjnë me dije se cifti kthehej herë pas herë në Shqipëri, por mbasi humbën punën vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Ata riktheheshin për vizita mjekësore. Këtë herë kishin vendosur të shkonin në Firenze dhe kishin marrë me qira një apartament.
“Kemi qënë bashkë në 31 tetor, shkuam bashkë në market. Fjetën te një i afërm në Castelfiorentino dhe më pas do ktheheshin në Firenze.”-shprehet e bija. Ajo shton se ata ishin të qetë dhe se nuk kishin probleme. Më pas, nuk kanë folur më, zilja e telefonit vetëm binte dhe asnjë përgjigje.
Në kushte të tilla,vajzat raportuan zhdukjen e prindërve në polici. Madje dhe hipoteza se çifti kish shkuar në Gjermani nuk u vërtetua. Gjurma e fundit e tyre është në Firenze.
“ Nuk kemi shkuar te aparatmenti në Firenze, por pronarja tha se ata kishin marrë çdo gjë, dokumente, para, kishin marrë çdo gjë”-shprehen të afërmit e ciftit Pesho.
Karabinierët janë ende në kërkim duke parë të gjitha pistat e mundshme. Ata kanë marrë nën hetim tabulatet telefonike duke patur paraysh dhe hipotezën se çifti është larguar vullnetarisht, çka shihet me dyshim nga 2 vajzat.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com